Studentët Tanë për herë të parë në një Agjenci Ndërkombëtare!

Studentët e Creative Hub për herë të parë do të marrin pjesë në një projekt të ri në një Agjenci Ndërkombëtare nga Greqia, pikërisht në Athinë. Projekti do të zhvillohet në gjuhën Angleze dhe do të mbahet Remotely.  Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë performancën e përgjithshme të studentëve tanë në fushën e tyre, […]

Studentët e Creative Hub për herë të parë do të marrin pjesë në një projekt të ri në një Agjenci Ndërkombëtare nga Greqia, pikërisht në Athinë.

Projekti do të zhvillohet në gjuhën Angleze dhe do të mbahet Remotely. 

Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë performancën e përgjithshme të studentëve tanë në fushën e tyre, aftësitë e tyre gjuhësore, dhe gjithashtu, të jenë ata një aset për Agjencinë Ndërkombëtare nga Athina.

Për këtë shkak edhe u mbajt një hakaton me vetë themeluesin e Agjencisë së Marketingut nga Greqia.

Këto ishin pikat kryesore që u cekën gjatë hakatonit:

Agjenci Ndërkombëtare nga Greqia – George Kapernaros

Një agjenci me një emër që vjen nga vetë themeluesi, George Kapernaros është një biznesmen i cili ka qenë i përfshirë në shumë fushata në Marketing, fushata që ndihmuan edhe në rritjen e shumë bizneseve.

Ai filloi agjensinë e tij të Marketingut në Athinë, Greqi, dhe që nga hapja soleme, George ka marrë pjesë në shumë fushata rreth rrjeteve social si Youtube, Facebook, Twitter, etj. Ai ka qenë i përfshirë në më shumë se 200 lansime të produkteve dhe ka rritur një kompani nga 0 deri mbi 100 punonjës. Ai gjithashtu ka nisur një program për optimizimin e shkallës së konvertimit në gjuhë të ndryshme (multi-language conversation rate optimization program).

George Kapernaros është një ekspert i biznesit online (E-commerce) dhe ish drejtor Marketingu i Divbrands.io. Ai ka qenë i përfshirë në mbi 200 lansime të produkteve të E-commerce deri më sot dhe ka një kuptim të thellë për Marketingun, Copywriting, conversion rates, etj. George është vërtet i lumtur kur klientët e tij arrijnë sukses.

Mission Brief Task 

Gjatë hakatonit me George, studentët nga Maqedonia dhe Kosova u jepet një detyrë nga vetë ai, diçka e ngjashme që do të bëhet edhe gjatë praktikës që do ta kryn studentët.

Detyra përfshinte që të bëhet një shkrim (copywriting) në email me 3 sekuenca për E-commerce e cila përfshijnë klientët e rinj të Gym Shark, krijimin e skicave / dizajneve dhe layout të emailit, duke ofruar edhe rekomandime strategjike se si është më mirë të shkruhet një email.

Kjo detyrë është e ngjashme me detyra që do të kryen gjatë një orarë të plotë në punën praktike. Taski i dhënë ishte gjithashtu një mënyrë e vogël për të parë kreativitetin e studentëve që do të punojnë me George.

Këshillat dhe klientët e Agjencisë 

Themeluesi i kompanisë na tregoi se klientët e tij vijnë nga gjithë bota, pasi ai është një Agjenci Ndërkombëtare. Shumica e atyre klientëve vinë nga SHBA-ja, Evropa, Afrika e Jugut dhe madje edhe vetë nga Greqia.

George gjithashtu u dha disa këshilla studentëve tanë që duan të ndjekin një karrierë në Marketing. George tha se gjëja më e mirë për të bërë është të përqendrohesh në aftësitë që të pëlqejnë më shumë në Marketing dhe të marrësh një kuptim të thellë të psikologjisë njerëzore që qëndron pas saj.

Perfitimet e Studentëve në një Agjenci Ndërkombëtare

Ky hakaton do të jetë komplet një përvojë tjetër për studentët tanë. Më së shumti pse është ndërkombëtar dhe sepse është diçka ndryshe nga të gjithë hakatonët e mëparshëm në Creative Hub.

Përfshirja në projekte reale me klient të ndryshëm është një metodë e shkëlqyeshme për testimin e aftësive të studentëve tanë. Sigurisht, ato janë gjithashtu një aset dhe do ta tregojn këtë gjatë periudhës që do të jenë me George.

Përmes këtij hakaton, çdo student do të ketë mundësinë të aplikojë njohuritë e tij të fituara në Akademinë e Marketingut Digjital si edhe ta pasurojnë portfolion e tyre. Mos të harrojmë, njëri nga studentët si edhe do të fitoi një vend pune në Agjensinë e Marketingut nga Greqia.

Si mund edhe une të aplikoj?

Sigurisht qe kjo nuk është hera e fundit që do të bashkëpunojm me një Agjenci Ndërkombëtarë. Cdo herë, përparësi kanë studentët tanë që janë pjesë e akademisë sonë. Kjo nuk do të thotë se ju nuk mund te na bashkangjiteni!

Aplikoni këtu për tu bërë pjesë e familjes sonë dhe coje karrierën tënd drejt një rrugë të re!

Related Posts