Si Mund Ta Rritni Prezencën Tuaj Në Instagram?

Si mund ta rritni prezencën në Instagram?  Algoritmi i Instagram-it po azhurnohet me frekuencë kogja të shpeshtë. Strategjia që funksionoj dje mund të mos funksionoj nesër.  Ky është një problem i madh brenda shumë faqeve e profileve në Instagram. Në shumë raste, faqe të caktuara me disa ndryshime të vogla mund të shohin se profilet […]

Si mund ta rritni prezencën në Instagram? 

Algoritmi i Instagram-it po azhurnohet me frekuencë kogja të shpeshtë. Strategjia që funksionoj dje mund të mos funksionoj nesër. 

Ky është një problem i madh brenda shumë faqeve e profileve në Instagram.

Në shumë raste, faqe të caktuara me disa ndryshime të vogla mund të shohin se profilet e tyre fillojnë të shohin rritje të audiences e shtrirje të gjerë të shpërndarjes së përmbajtjes së tyre, ku të nesërmen, ata mund të vërejnë se është ndalur hovi i rritjes dhe hasin një ngecje!

A ka zgjidhje për këto raste?

Arsyeja pse njerëzit ju ndjekin apo duhet të ju ndjekin në Instagram

Së pari, le ta bëjmë të qartë, askush nuk do t’ju ndjekë nëse përmbajtja juaj është me kualitet të dobët. 

Gjithmonë duhet të keni përmbajtje cilësore, që audienca juaj të ketë mundësi të bashkëveproj me të. 

Nëse postoni përmbajtje nga e cila askush nuk po përfiton, ju nuk mund të prisni rritje në faqen tuaj!

Duhet ta keni parasysh gjithmonë faktin që një përdorues ndjek mesatarisht 150 llogari të ndryshme në Instagram, gjë që ju tregon se ju gjithësesi duhet të keni përmbajtje të veçantë nëse doni që ndjekësit tuaj të vazhdojnë të shprehin interesim e në të njejtën kohë të shtoni mundësitë e rritjes organike.

Rritja Organike Vs Jo-Organike 

Kur Instagram ishte i ri në botën e mediave sociale, rritja organike ishte shumë më e lehtë se tani. Për shkak të shumë faqeve që krijohen çdo ditë, Instagrami ka zvogëluar sasinë e rritjes organike që ju mund të merrni.

Disa faqe madje mund edhe të blejnë followers, por zakonisht nuk është ide e mirë. 

Followers jo aktiv do t’ju japin vetëm efekt negativ në planin afatgjatë. Zakonisht, këta “followers” janë të krijuar automatikisht/nuk janë profile të njerëzve real ose thjesht janë njerëz që ju ndoqën por nuk merren dhe nuk bashkëveprojnë me përmbajtjen tuaj.

Në ditët e sotme, rritja organike në Instagram varet vërtet se çfarë industrie po promovoni. Zakonisht faqet që shesin disa produkte / shërbime, ose japin lajmet më të fundit mbi një temë, kanë rritjen më të mirë organike. Kur filloni për herë të parë në Instagram, rritja organike mund të jetë shumë e vështirë për shkak të shumë faqeve që janë në atë kategori. 

Duhet të postoni në baza të rregullta

Disa profile që postojnë rrallë, ankohen që engagment rate ne profilet e tyre nuk mbërrin sa duhet dhe nuk rritet. 

Instagram, nuk funksionon në këtë mënyrë. 

Frekuenca e postimeve tuaja në Instagram duhet të jetë së paku 3 herë në javë. Nëse postoni çdo ditë, atëherë kjo është edhe më mirë për ju, por natyrisht, mos harroni që edhe abuzimi me sasinë e postimeve që ju bëni mund të ndikoj edhe negativisht.

Më së miri është të planifikoni ditët që doni të postoni dhe kohën kur doni ti publikoni materialet e juaja.

Shkalla e Angazhimit

Shkalla e angazhimit dhe qëndrueshmëria punojnë së bashku. Ajo që përmendëm më parë në lidhje me qëndrueshmërinë, të gjitha lidhen me shkallën e angazhimit të përmbajtjes që po ndani gjithashtu. Sa më konsistent të jeni, aq më e angazhuar do të jetë përmbajtja juaj.

Për dallim nga viti 2020, ku mesatarja e engagement rate ishte dikun 1.60%, tani, sipas Rival IQ, mesatarja ka pësuar rënje në 1.22%.

Postimi i përditshëm mund t’ju çojë drejt niveleve më të mira të angazhimit, veçanërisht nëse jeni në një vend konkurrues.

Në varësi të përmbajtjes që postoni, për nivelin më të mirë të angazhimit, provoni të postoni dy herë në ditë. Nëse përmbajtja juaj është e përsëritur, atëherë kalojeni atë në një herë në ditë.

Sasia e postimeve / Nivelin e ngazhimit (në post)

Edhe nëse bëni promovime me pagesë dhe keni nivele të ulëta angazhimi, promovimet tuaja nuk do të kenë shumë efekt.

Ju mund të pyesni se çfarë dua të them me shkallën e Angazhimit (engagement rate)? Shkalla e angazhimit matet e gjitha përmes këtyre pikave:

1) Shares – sa më interesante është përmbajtja, zakonisht, aq më shumë shares do të marrë. Shares mund të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme shkallën e angazhimit tuaj me milje sepse ato gjithashtu mund të rrisin vizitat në profil të cilat rrisin renditjen tuaj në Instagram.

2) Pëlqimet– Pëlqimet luajnë një rol të madh në shkallën e angazhimit tuaj. Sa më shpejt që të merrni pëlqime në një periudhë të caktuar, aq më shumë do të ekspozohet në Instagram. Provoni ta ndani në historinë tuaj, ose ta dërgoni te të tjerët menjëherë kur postoni përmbajtjen tuaj.

3) Komente– Sa më shumë komente të merrni në postimin tuaj, aq më shumë do të ekspozohet në Instagram. Një ide e mirë për të rritur komentet në postimin tuaj është të bëni ndoshta një pyetje, të postoni disa përmbajtje që kërkojnë një përgjigje, një enigmë, etj.

Promovime

Meqenëse rritja organike ka pësuar një rënie të madhe në Instagram, ka edhe mënyra se si mund të përdorni një promovim të vogël të paguar në avantazhin tuaj. 

Shumica e ndërmarrjeve të mëdha do të investojnë shumë para por nuk do të marrin rezultate prej tyre. 

Kjo sepse ata nuk e dinë sekretin se kur duhet të bëjnë promovime me pagesë.

Metoda më e mirë për të përdorur një promovim të paguar maksimalisht është të bëni një kur postimi juaj ka një normë të lartë angazhimi. 

Postimet me norma të ulëta angazhimi nuk do të bëjnë shumë mirë as në promovim të paguar. 

Kjo do t’ju bëjë të investoni më shumë para dhe prap t’ju japë më pak rezultate.

Ju mund të shihni në foton më poshtë se edhe Instagram po na rekomandon që ky postim të shkojë më mirë sesa 80% të postimeve të mia të tjera. Postimet që thonë “po bën më mirë se 95% të atyre të tuve të tjerë” janë zakonisht ato që janë në trend në kanalin tënd dhe që mund të arrish shumë profile vetëm me një investim shumë të vogël!

Fakte interesante

Profilet me më së shumti ndjekës në Instagram janë:

Influencer/Fytyrat publike

# Llogaria Ndjekës*
1 Cristiano Ronaldo 275 million
2 Ariana Grande 230 million
3 Dwayne Johnson 228 million
4 Kylie Jenner 225 million
5 Selena Gomez 221 million
6 Kim Kardashian 214 million
7 Lionel Messi 196 million
8 Beyoncé 172 million
9 Justin Bieber 170 million
10 Kendall Jenner 158 million

Kompani/Brende

# Llogaria Ndjekës*
1 Instagram 390 million
2 National Geographic 157 million
3 Nike 142 million
4 Real Madrid C.F. 96.8 million
5 FC Barcelona 95.6 million
6 UEFA Champions League 72.1 million
7 Victoria’s Secret 68.8 million
8 NASA 65.1 million
9 9GAG 56.1 million
10 NBA 55.2 million


*Gjendja në Prill 2021

Përfundimi

Këto ishin disa mënyra për të rritur Instagramin tuaj. Duhet ta keni edhe parasysh se cdo profil dallon dhe krejt varet nga përmbajta juaj dhe në cilin shtet promovoni.

Këto ishin disa këshilla nga ne për zhvillimin dhe rritjen e Instagramit tuaj që vjen nga ora e Paid Ads në Akademinë tanë të Marketingut Dixhital.

A ishin këto këshilla të dobishme për ju? Aplikoni në Akademinë tanë të Marketingut Dixhital për ta fillu një karrierë të re dhe për të marrë më shumë këshilla nga ligjëruesit më të mirë në Kosovë!

Related Posts