Si arrita në një karrierë të re në Dizajn Grafik?

Melisa Xhemajli është studente e jona që fillojë një karrierë të re nga Akademia e Dizajnit Grafik. Ajo ndajti pak kohë me ne për të na treguar hapat që kaloj deri tek fillimi i një eksperience të re. Interaktiviteti i saj gjate orëve dhe punimi i projekteve praktike bënë që Melisa të filloj një karrierë […]
Karrierë

Melisa Xhemajli është studente e jona që fillojë një karrierë të re nga Akademia e Dizajnit Grafik. Ajo ndajti pak kohë me ne për të na treguar hapat që kaloj deri tek fillimi i një eksperience të re.

Interaktiviteti i saj gjate orëve dhe punimi i projekteve praktike bënë që Melisa të filloj një karrierë të re. Ajo arriti të bëhet nga një dizajnere me dije bazike në një dizajnere me përvojë dhe e punësuar!

Ja çfarë tha Melisa rreth kësaj!

Creative Hub: Si ia dole të fillosh Internship në Dizajn Grafik?

Melisa: Sigurisht që të arrija tek pjesa e punës praktike ka kërkuar shumë mund dhe shumë kohë kjo vlen jo vetëm për mua po për qdo individ I cili kërkon të inkuadrohet për herë të parë në tregun e punës në drejtimin specific të tyre.Mirpo jam me fat që mundi dhe koha ime nuk ka shkuar dëm.

Creative Hub: Sa dallon përvoja e punës praktike me atë të detyrave në akademi?

Melisa: Puna praktike dhe puna teorike sigurisht që janë të ndryshme nga njëra tjetra mirpo edhe pse ndoshta pa një mbrapavijë të punës si dizajnere kam arritur ta gjejë veten dhe të adaptohem shumë shpejt me punët tek Vitorja.

Creative Hub: Sa njohuri kishit kur filluat Internship në Vitorja?

Melisa: Në fillim të punës praktike kisha njohurit e mjaftueshme ndonëse jo perfekte  mbi dizajnin grafik mirëpo kisha edhe vullnetin dhe dëshirën për tu avancuar dhe për të punuar sa më shumë në zhvillimin e karrieres sime në dizajn për të cilën do të vazhdoj të punoj cdo ditë e më shumë tani më si pjesë e stafit të Vitorës.

Creative Hub: Cfarë mendimi ke për përgaditjen e studentëve për tregun e punës nga Creative Hub?

Melisa: CreativeHub e në veqanti Akademia e dizajnit grafik për mua personalisht është një investim që do t’ju vlejë për tërë jeten e kur themi investim nënkuptojmë  kohë,mund dhe punë

Nga Creative Hub padyshim që do të fitoni vlera të shumta të cilat do t’ju ndriqojnë rrugën drejt të ardhmes në karrierën tuaj.

Përfundimi

Akademia jonë e Dizajnit Grafik ju mbështet juve në çdo sferë të jetës. Qëllimi jonë është që t’ju ndihmojmë juve të arrini deri te një promocion, punësim, apo punë praktike.

Nëse Dizajni Grafik është diçka që ju intereson, dhe doni ta filloni një karrierë të re, atëherë klikoni këtu.

Related Posts