Projektet Praktike Që Janë Kryer Në Orën e Copywritingut

Çfarë Projekte Praktike Janë Kryer Në Orën e Copywritingut? Studentët kaluan një orë të tërë me ligjeruesin duke i përkushtuar vëmendje pjesëve më të rëndësishme të Copywritingut. Konceptet tekstuale të materialeve promovuese, si shkruhet një tekst, çfarë e dallon një tekst që gjeneron shitje dhe një që nuk gjeneron, çfare e bën një tekst të […]

Çfarë Projekte Praktike Janë Kryer Në Orën e Copywritingut?

Studentët kaluan një orë të tërë me ligjeruesin duke i përkushtuar vëmendje pjesëve më të rëndësishme të Copywritingut.
Konceptet tekstuale të materialeve promovuese, si shkruhet një tekst, çfarë e dallon një tekst që gjeneron shitje dhe një që nuk gjeneron, çfare e bën një tekst të jetë e personalizuar, etj.

Disa prej detyrave dhe projekteve gjatë orëve të Copywritingut:

Prezantimi- world advertising 

Fillimisht studentët në fillim të modulit janë angazhuar që të krijojnë prezantime të tyre mbi reklamimin në mbarë botën dhe për të treguar ndikimin e Copywritingut në shembujt që ata I kanë marrë në prezantim dhe janë diskutuar të gjitha anët mes studentëve dhe ligjeruesit.

Workshop – Copywriting Tasks

Headlines – Detyra e parë gjatë projektit praktik ka qenë për headlines. Si mund ta shkruajmë një headline atraktiv që sjell klikime të reja në rrjetet sociale dhe për branded content.

Përshkrimet (captions) – që shkruhen në rrjetet sociale duhet të jenë shumë attraktive dhe unike për të sjellë klikime dhe shitje të reja.

E-mail Marketing – studentët në bazë të njohurive që fituan kanë pasur detyrë që të punojnë në përmbajtjen e shkruar për e-mail  marketing për t’u përgatitur kështu për një lloj marketingu shumë të avancuar për të cilin Creative Hub ka një modul të veçantë në kuadër të akademisë së Marketingut Digjital. Studentët do të hyjnë në orët e E-mail Marketing të përgatitur me njohuri se si shkruhet një e-mail me qëllime promocionale në formën sa më efektive të mundshme nga tituli e deri te përmbajtja tjetër tekstuale.

Content Marketing (PR articles) – shumica e ngatërrojnë shkrimin e artikujve gazetareske me shkrimet që kanë qëllim promovimi apo content marketingun që ndryshe në industrinë tonë njihen si PR articles. Studentët kanë shfrytëzuar këshillat e ligjëruesit për të krijuar tekste promocionale të dedikuara për kanalet e komunikimit si blogje të ndryshme apo portale.

Tekstet tradicionale (Marketingu Tradicional) – janë tekste që shkruhen në një bilbord, në një kamion që kalon nëpër shumë kufi apo udhëtime të gjata, apo edhe në të gjithë vendet që i shohim jashtë botës digjitale. Këto ads nuk janë aq efektive sa kanë qenë më pare, por ata duhet të jenë të përgatitur për të gjitha kërkesat e tregut të punës dhe pa dyshim se marketing tradicional ende mbetet pjesë e marketingut në Kosovë.

Kjo mënyrë e shkrimit të copywritingut ende egziston, dhe studentëve u është dhënë një detyrë për të shkruajtur tekste që mund vendoset në një bilbord, poster, etj.

Disa Slogans 

Disa fjali që përdorën si terme unike për shitje. Këto mund të jenë slogana afatgjatë ose edhe të përdorur në një periudhë kohore për promovimin e kompanisë. Shumë kompani në botë kanë nga një slogan, disa prej atyre janë si nike “Just Do It”, ose Coca Cola, ” Open Happiness”.

Slogane janë krejt fjali unike që e definojnë misionin e një brendi apo çfarë promovon kompania.

Këto 2 ose 3 fjali që shkruhen mund të duken shumë të lehta për të shkruajtur, por janë shumë të vështira të mendohen dhe kerkojnë kreativitetin maksimal nga një copyëriter i cili kombinon njohuritë, përvojen dhe sensin për të arritur gjetjen e duhur.

Studentët janë munduar t’i qëndrojnë në linjë këshillave të veçanta në formë të sekreteve nga ligjeruesi, i cili ka kërkuar që studentët të shprehin shpritin e lirë, që të mos ndjekin kulturën, por të jenë krijues të saj!

Krijimi dhe zhvillimi i Strategjisë së Komunikimit

Digital Advertisement: Advertisement në rrjete sociale që bëhen, postimet, sa herë në javë duhet të postohen, etj. Gjatë ligjëratrave është dhënë një shembull i një strategjie të komunikimit për kohën dhe konceptin e postimeve për brendin ndërkombëtar Zott.

Kanalet e komunikimit: Secila kompani i ka kanalet e komunikimit të cilat i ka kontraktuar vet apo me anë të një agjencie, ndërkaq mënyra se si ekzekutohen ato varet nga koherenca dhe koncepti i planifikuar nga marketeri.
Studentët janë njoftuar për komunikimin që kompanitë bëjnë në portale si banera, PR articles, Native Ads, Video Stories etj të cilat gjithmonë kanë nevojë për përmbajtj tekstuale.

Influencer marketing – Marketingu me influencers është në trend, veçanarisht në Instagram dhe një metodë e re për ta rritë prezencën në Instagram, si edhe në rrjetët sociale. Një metodë e Marketingut që duhet të përdorët më shumë dhe në shumë raste, më e mirë sesa paid ads.

Çdo kompani i ka vlerat e veta në çdo rrjetë social si edhe ka kompani që nuk kanë faqe në çdo rrjetë social. Disa janë të fokusuar në Facebook, e disa mund të jenë në Instagram, etj.

Sponsored Activities: Aktivitetet e sponsoruara janë ato që karakterizojnë kompanitë e mëdha dhe në rastin e prezantuar nga “Zott”, studentët panë shembullin e konceptimit të një aktiviteti të sponsorizuar që do të ralizohet gjatë vitit 2021 me titull “Ëe Love Earth” ku “o” te fjala “love” është logo e brendit Zott. Pra studentët janë njoftuar për rolin që mund të kenë si konceptues dhe ekzektues të aktiviteteve të sponsorizuara.

Ku Mund Të Aplikoj?

A jeni të pasionuar për të filluar një karrierë të re në fushën e Marketingut Digjital?

Atëherë aplikoni këtu

 

 

Related Posts