Nga Akademia Ynë Drejt Në XYZ

Arjana Saraçi është studentja jonë nga akademia e Dizajnit Grafik që arriti të fitoi një punë praktike në kompaninë XYZ.  Arjana u zgjodh edhe si studentja e muajit pasi shkëlqeu në programin e Akademisë. Ajo ende nuk e ka përfunduar akademinë dhe ka dhëne shumë rezultat. Arjana ka fituar mjaft përvojë në të cilën e […]

Arjana Saraçi është studentja jonë nga akademia e Dizajnit Grafik që arriti të fitoi një punë praktike në kompaninë XYZ.  Arjana u zgjodh edhe si studentja e muajit pasi shkëlqeu në programin e Akademisë. Ajo ende nuk e ka përfunduar akademinë dhe ka dhëne shumë rezultat.

Arjana ka fituar mjaft përvojë në të cilën e ka ndihmuar atë për të punuar në praktikën e saj aktuale. Ja çfarë kishte për të thënë ajo rreth akademisë dhe punës praktike që e ka fituar.

Creative Hub: Ne do të dëshironim të na flisni pak për veten tuaj, dhe cfarë ju motivoi të bashkoheshit në akademinë tonë të Dizajnit Grafik?

Arjana: Une jam Arjana. I Kam përfunduar studimet në drejtimin Shkenca Politike-Administrat Publike dhe jam në perfundim të studimeve në master në Diplomaci.

Deshira për studimin  Grafik Dizajn ka qenë shumë më herët, por interesimin për kete deshir ka fillur këte vitë të fundit ku fillova të hulumtoj rreth akademive që ofrojnë mësime për Grafik Dizajne. Duke hulumtuar për një akademi profesionale dhe që i permbushte kërkesat e mija, gjeta Akademinë e Creative Hub. Kam filluar këtë akademi me synim që të arrijë të marrë njohuri të reja për të vazhduar në këtë fushë.

Creative Hub: Sa të ngjashme janë detyrat tuaja në kompaninë XYZ në krahasim me punën në të cilin e bëni në Akademinë?

Arjana: Gjatë ligjeratave në Akademi ligjëruesit gjithmonë kanë shpjegu në detaje ku gjithmonë duke na njoftu se cfare është e duhura për klient, dhe per mu nuk ka qenë e veshtirë të adaptohem me praktikën në XYZ. Stafi në XYZ janë të mrekullushumë, për këtë kohë të shkurt në praktikë kam zhvilluar mjaft shumë në anën profesionale.

Creative Hub: Grafik Dizajn është dicka që i le njerzit ta shprehin kreativitetin e tyre, dmth a ke ti pasion kur je duke dizajnuar?

Arjana: Pasioni është një gjë e shkëlqyeshme dhe besoj se është një nga gjërat që unë kam qenë në gjendje të identifikoj mënyrat më të mira për të qenë brenda karrierës.Jam studente e  dizajne grafikut  dhe jam krenar të them se po ndërtoj diçka që dua dhe diçka që kam pritur ta bëj për një kohë të gjatë.Unë gjithmonë kam qenë e hipnotizuar nga arti dhe fakti që teknologjia erdhi për t’i bërë gjërat edhe më të lehta duke siguruar aplikacione kompjuterike dhe aplikacione mobile që përdoren për të hartuar dhe për të dalë me diçka emocionuese. Te jesh ne boten e dizajnit do te thote‘të jesh i çmendur’

Sinqerisht, dizajnimi ka të bëjë gjithashtu me bërjen e njerëzve të besojnë në çmendurinë që krijojmë, dhe fitimin e respektit dhe besimit të tyre.

Për të qenë një krijues grafik, duhet të identifikoni se çfarë dëshironi të arrini.

Pjesa ime më e dashur eshte kur jam duke krijuar dicka nga e para. Unë nuk mund të mos emocionohem në çdo kohë kur kam një projekt për te bëre sepse më bën të punoj gjatë gjithë kohës, bëhem e zënë dhe mendja ime është gjithmonë duke garuar me ide se çfarë të shtoj dhe si do të duket.
Unë jam e apasionuar pas dizajnit grafik dhe vazhdimisht po punoj në kete drejtim.

Creative Hub: Nëse dikush do t’ju pyeste për Akademinë e Grafik Dizajn, çfarë do t’i thoni?

Arjana: Akademia e Creative Hub është e duhura për të ndjekur nëse dëshironi të hyni në Grafik Dizajn. Creavtive Hub është mënyra më efikase për të rritur njohurit dhe aftësitë tuaja kur bëhet fjalë për avancimin e karrierës suaj. Une personalisht kam mësuar shumë, dhe më janë hapur rrugë të reja.

Përfundimi

Arjana erdhi në akademinë tonë me njohuri bazike në fushën e Dizajnit Grafik. Ajo ka punuar shumë dhe ka arritur shumë në vetëm disa muaj nga pjesëmarrja e saj në akademi. Arjana ka nis një drejtim të re në jeten e saj dhe i aplikon të gjitha përvojat e saj që i ka fituar gjatë ligjeratave.

Akademia e Dizajnit Grafik vërtet ju jep një perspektivë tjetër në jetë dhe ju mundëson ta shprehni kreativitetin tuaj.

A dëshironi edhe ju të hyni në akademinë e kreativitetit?

Aplikoni këtu për ta gjetur pasionin tuaj!

Related Posts