Nga Akademia e Marketingut Dixhital në Internship

Argjira Avdullahi është studente e Akademisë së Marketingut Dixhital në Creative Hub. Nga përkushtimi dhe ambiciet e saj gjatë akademisë, asaj iu ofrua mundësia të filloi Internship si junior digital marketer. Kjo mundësi iu ofrua nga organizata SIT me të cilën kemi bashkpunim.   Sot do të diskutojmë rreth ekspriencës së saj  si studente në Creative […]
Internship

Argjira Avdullahi është studente e Akademisë së Marketingut Dixhital në Creative Hub. Nga përkushtimi dhe ambiciet e saj gjatë akademisë, asaj iu ofrua mundësia të filloi Internship si junior digital marketer. Kjo mundësi iu ofrua nga organizata SIT me të cilën kemi bashkpunim.

 

Sot do të diskutojmë rreth ekspriencës së saj  si studente në Creative Hub. Një herazi edhe për eksperiencën e saj si praktikante në SIT organizatën.

 

 

Argjira, do dëshironim të na tregosh më shumë për vetën. Njëherazi edhe arsyen që të ka shtyrë te jesh pjesë e Akademisë së Marketingut Dixhital.

Argjira: Une jam Argjira Avdullahi. Kam studiur Media dhe Komunikim në kolegjin UBT. Pas përfundimit të universitetit fillova te kisha një interes sa i përket marketingut dixhital. Duke hulumtuar për një akademi që përmbushte kërkesat e mija, gjeta Akademinë e Creative Hub. Kam nisur këtë akademi me synim që të arrijë të marrë njohurit e duhura që nevojiten për tu kyqur në këtë fushë.

 

Gjatë Akademisë ke punuar në shume projekte praktike të ndryshme. A mund të na tregosh më shumë rreth tyre?

Argjira: Projektet ishin paksa sfiduese, për shkak të vështirësive që na ka perballur pandemia. Megjithatë kanë shkuar mirë!

 


A i ka përmbushur Akademia e Marketingut Dixhita pritshmërit tua?

Argjira: Akademia e Marketingut Dixhital është realizuar ashtu siç unë e kam pritur.  Vlenë të ceket se pjesa praktike ka qenë shume ndihmesë për mua.

 

Si po ecë praktika në SIT Organizatën?

Argjira: Deri tani është duke shkuar mjaftë mirë.  Brenda një kohe  shumë të shkurtë ky internship ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në zhvillimin tim professional!

 

Dhe për fund, cka do u thoje atyre që janë të interesuar të jenë pjesë e Akademisë së Marketingut Dixhital?

Argjira: Creative Hub është Akademia e duhur për ta ndjekur nëse doni të futeni në marketing dixhital. Creative Hub është mënyra më efikase për të rritur njohuritë dhe aftësitë tuaja kur bëhet fjalë për avancimin e karrierës suaj ose rritjen e biznesit tuaj.

 

A jeni të interesuar me fillu një karrierë si Digital Marketer?

Mësoni më shume rreth fillimit të një karriere në këtë fushë nëpërmjet programit gjithpërfshirës të Akademisë së Marketingut Dixhital.

Related Posts