Nga Akademia e Burimeve Njerëzore Në Një Praktikë Të Re

Sot, ne ju drejtohemi me intervistën tonë me Vjosa Miftarin, studentja jonë nga Akademia e Burimeve Njerëzore e cila fitoi një punë praktike në KFC. Gjatë Akademisë, Vjosa tregoi interes dhe angazhim të madh në orë. Ajo punoi shumë dhe fitoi shumë njohuri dhe përvoja të re gjatë pjesëmarrjes së saj në Akademi. Dhe për […]
Nga Akademia e Burimeve Njerëzore

Sot, ne ju drejtohemi me intervistën tonë me Vjosa Miftarin, studentja jonë nga Akademia e Burimeve Njerëzore e cila fitoi një punë praktike në KFC.

Gjatë Akademisë, Vjosa tregoi interes dhe angazhim të madh në orë. Ajo punoi shumë dhe fitoi shumë njohuri dhe përvoja të re gjatë pjesëmarrjes së saj në Akademi. Dhe për këtë shkak ajo arriti të fitojë një punë praktike në KFC. 

Ja përgjigjet e saj në lidhje me suksesin e saj pas akademisë dhe vlerat në të cilën i ka fituar nga Akademia e Burimeve Njerëzore:

Creative Hub: Ne do të dëshironim të na flisni pak për veten tuaj, dhe cfarë ju motivoi të bashkoheshit në akademinë tonë të Burimeve Njerëzore?

Vjosa:  Unë quhem Vjosa, jam studente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtines dhe tani jam në vitin e katërt gjegjësisht në vitin e fundit të studimeve. Jam person që më pëlqejne lëndët shoqërore dhe mendoj se këto dy drejtime kanë disa ngjashmëri me njëra-tjetrën dhe se objekti kryesor janë njerëzit. Une e dua drejtësine, dua të mbroj të drejtat e mia dhe të të tjerëve. Arsyeja që unë studioj këto dy drejtime është se ekziston një numër në rritje i legjislacionit dhe rregullimit të burimeve njerëzore. Kjo përfshin të drejtat ligjore, kërkesat e punonjësit dhe pranimit të tyre nga punëdhënësi, rritjen e vëllimit të konflikteve në vendin e punës dhe legalizimin më të madh të marrëdhënieve të punës. Të gjitha këto krijojnë kërkesë për aftësi të reja për profesionistët e Burimeve Njerëzore. Kështu që unë dua të di më shumë në lidhje me planet e menaxherëve, koordinimin dhe funksionet administrative të një kompanie, rekrutimin, intervistimin dhe punësimin e një stafi të ri.

Creative Hub: Cfare lloj projektesh praktike keni punuar gjatë ligjeratave?

Vjosa:  Gjatë ligjeratave kemi pasur detyra dhe projekte me raste konkrete, probleme me tëcilat kompanitë dhe bizneset e mëdha përballen cdo ditë. Të gjitha këto na kan bërë më të përgaditur për cdo problem që do të na paraqitet në të ardhmen.

Creative Hub: A i tejkaloi Akademia pritshmeritë tuaja?

Vjosa: Gjithçka ishte në rregull, do të doja që ligjëratat të mbaheshin fizikisht sepse mendoj se ato do të ishin më efektive për studentët ose për mua personalisht por nuk kishte zgjidhje tjetër për këtë, shkaku i COVID 19. Në përgjithësi, mësimi në internet ishte në një nivel të lartë dhe profesorët ishin shumë profesionistë, të qartë në atë që na mësuan dhe me shumë përvojë në fusha të ndryshme.

Creative Hub: Cilin prej moduleve të akademisë e preferoni më shumë?

Vjosa: Të gjitha lëndët që i ndoqa ishin shumë të rëndësishme, dhe kjo do të më ndihmojë shumë në fusha të ndryshme të Burimeve Njerëzore. Jam e sigurtë që do të më duhen të gjitha lëndët në të ardhmen por besoj se lënda që do të përdor më shumë do të jetë “Aspektet Ligjore” sepse lidhet me profesionin që shpresoj ta kem në të ardhmen. Gjithashtu e kam preferuar shumë edhe menaxhimin e performances ku vetë qëllimi i saj është komunikimi, ku bëhet rishikimi i performancës të punonjesve, sigurimi që punonjësi të performojë me efikasitet gjatë gjithë vitit dhe gjatë gjithë procesit dhe duke adresuar çdo çështje që mund të lindë gjatë rrugës poashtu që mund të ndikojnë në performancën e punonjësve.

Creative Hub: Cfarë ju motivoi më shumë gjatë Akademise?

Vjosa: Ajo cfare me motivoi me shume gjate ligjeratave ishin ligjeruesit qe gjithmone ishin aq te qarte dhe te kuptueshem, dhe e benin lenden qe ligjeronin me atraktive.

Creative Hub: Sa të ngjashme janë detyrat tuaja në KFC në krahasim me praktikat e Akademisë?

Vjosa: Gjate Akademise ligjeruesit gjithmone na kane shpjeguar ate se cka na pret ne tregë, dhe për mua nuk ka qenë e vështire të adaptohem me praktiken në KFC pasiqë kisha njohuri rreth asaj se cka më pret. Momentalisht jamë duke u marrë me pushimet e puntorëve dhe me punët e tjera administrative të Hr.

Creative Hub: Nëse dikush do t’ju pyeste për Akademinë e Burimeve Njerëzore, çfarë do t’i thoni?

Vjosa: Nëse dikush është i interesuar rreth Burimeve Njerëzore gjithmonë do u rekomandoja Akademinë Creative Hub për HR sepse është një akademi shumë profesionale, dhe unë personalisht kam mësuar shumë, sidomos nga ligjëruesit të cilët janë të gjithë me shumë përvojë në fushat e tyre. Gjithashtu ja vlenë të ceket edhe ndihma dhe orientimi që ata  të japin për zhvillimin e karrieres në kompani të ndryshme, si në Burime Njerëzore po ashtu edhe në drejtimet e tjera duke të hapur rrugët për suksese të mëdha në të ardhmen.

Conclusion

Vjosa është një nga studentët tanë që erdhi në akademinë tonë pa asnjë përvojë në fushën e Burimeve Njerëzore. Kjo nuk ka rëndësi fare, sepse, përmes përkushtimit të saj angazhimit nga ekspertët tanë, Vjosa arriti të fillojë një karrierë të re në KFC.

Akademia e Burimeve Njerëzore ka një qellim që t’ju ndihmojë edhe juve për ta filluar një karrierë të re në këtë fushë!

Vjosa nuk është e vetmja që mund ta arrijë këtë! Ju gjithashtu mund ta bëni këtë për vetëm 27 euro në muaj; Një ndër çmimet më të lira për një akademi në të gjithë Evropën!

Ju mund të aplikoni këtu.

Related Posts