Marketingu Dixhital Më Dha Mundësi Të Zhvillohem!

Liburn Beqiri na tregon se si Marketingu Dixhital i ka dhënë mundësi për tu zhvilluar. Liburni u zgjodh si studenti i muajt Mars ne akademinë tanë të Marketingut Dixhital. Me shumë sukses ai arriti të përforcojë njohuritë e tij në Marketing. Siç duket Liburni është shumë i kenaqur me ligjëruesit, orët, dhe akademinë në përgjithësi. […]
04.19.2021

Liburn Beqiri na tregon se si Marketingu Dixhital i ka dhënë mundësi për tu zhvilluar.

Liburni u zgjodh si studenti i muajt Mars ne akademinë tanë të Marketingut Dixhital. Me shumë sukses ai arriti të përforcojë njohuritë e tij në Marketing.

Siç duket Liburni është shumë i kenaqur me ligjëruesit, orët, dhe akademinë në përgjithësi. Shihni vet se çfarë përgjigje na dha ai rreth përvojes së tij gjatë orëve.

Creative Hub: Liburn, ju tashmë jeni një Marketer i aftë Dixhital, por a mund të na tregoni se si ju ka ndihmuar akademia deri më tani për të përmirësuar njohuritë tuaja?

Liburn:

Fusha e Marketingut Digjital është shumë e gjërë dhe pavarësisht njohurive, gjithmonë do të ketë diçka të re për të mësuar. Zhvillimi më i madh përgjatë akademisë, perveç nxitjes së kurreshtjës për të provuar çdo fushë të Marketingut Dixhital, ka qenë edhe kuptimi, testimi dhe perdorimit i platformave më të rëndësishme në botën digjitale si Mailchimp, LinkedIn Ads, WordPress, Google Console etj. Poashtu, kur të gjitha këto kanë qenë të mbështetura nga ligjërues me përvoje dhe të gatshëm për ndihmë dhe këshilla në çdo kohë kanë luajtur rol të madh në zhvillimin profesional.

Creative Hub: Ju u zgjodhët si studenti i muajit Mars, sa i përket modulit të B2B Lead Generation, çfarë njohuri të reja keni fituar nga moduli dhe ligjëruesi?
Liburn: Ligjërimi, mësimi, këshillat dhe inkurajimi që ka ofruar përgjatë ligjëratave janë një përvojë në vete! Përveç ligjërimit në B2B, ai na ka ndihmuar në secilën fushë të marketingut. Për mua B2B ka qenë pervojë e re dhe perveç kuptimit dhe përgaditjes për implementimin e strategjive për B2B, jam zhvilluar edhe në fusha tjera, sidomos në pjesën e Facebook Ads, ku Albani ka ndarë përvojat e veta me ne dhe gjithashtu ka shkuar një hap më tej, duke na treguar për strategji të mirëfilltë të marketingut ku secili nga ne mund ta shfrytëzoje dhe pa dyshim të ketë sukses.
Nëse duhet ta permbledh në një fjali çfare kam mësuar nga ligjeratat për B2B do të ishte: “Duhet pasur guxim të provojmë dhe te implementojmë idetë tona për të pasur sukses dhe për të krijuar vlerë për konsumatorët pasiqe, në epokën e Marketingut Digjital gjithqka është e mundur.”

Creative Hub: A mund të na tregoni se si Marketingu Dixhital është një pasion për ju, dhe pse doni të përmirësoheni në të?

Liburn: 

Për mua, Marketingu Dixhital është i rendesishem sepse na jep mundësi që të krijojmë vlerë dhe të sjellim kënaqsi tek dy palet e përfshira në blerje, për konsumatorët dhe kompaninë. Po ashtu, Marketingu Dixhital na jep mundësia më të mira të targetimit dhe shfrytëzimit të buxhetit në mënyrë më të saktë, pa shpenzime të panevojshme.

Zhvillimi i aftësive në fushën e Marketingut Digjital është i rëndësishëm sepse më jep mundësi të ndihmoj në rritjën dhe zhvillimin e kompanive, kuptimit më të mirë të nevojave të tregut dhe përmbushjen e tyre me produktet ose shërbimet që ata i kërkojnë.

Si Mund Të Aplikoni? 

Edhe pse ka qenë një Marketer me përvojë para se të hynte në akademi, Liburni e ngriti karrierën e tij në një nivel më lartë pas orëve dhe praktikave që i ka kaluar në Akademinë Tanë. Ai sot në çdo kompani që shkon mund ti praktikoje vlerat e tij në zhvilimin e kompanisë.

A jeni edhe ju të pasionuar pas Akademisë së Marketingut Dixhital? Aplikoni këtu!

 

Related Posts