Këto janë përfitimet e studentëve gjatë orës sime

Cilat janë përfitimet e studentëve në orën e Arnolld Korenicës? Korenica është një ligjërues me mjaft përvojë të madhe në fushën e Marketingut, veçanarisht në Copywriting. Ne ndajtëm pak kohë me ligjëruesin tonë për të parë se me çfarë vlerash do të dalin studentët pas përfundimit të orëve të tij në Copywriting. Përgjigjet janë mjaft interesante […]
04.22.2021

Cilat janë përfitimet e studentëve në orën e Arnolld Korenicës?

Korenica është një ligjërues me mjaft përvojë të madhe në fushën e Marketingut, veçanarisht në Copywriting. Ne ndajtëm pak kohë me ligjëruesin tonë për të parë se me çfarë vlerash do të dalin studentët pas përfundimit të orëve të tij në Copywriting.

Përgjigjet janë mjaft interesante që mund ti shihni edhe vet.

Creative Hub: Cilat janë përfitimet e studentëve nga ora juaj?

Arnold:  Studentët para së gjithash do të njohin shkathtësitë e tyre personale sepse secili është kreativ në mënyrën e vet. Copywriting ndërlidhet me aspektin shpirtëror për të shprehur një sentiment në formë të shkruar për qëllime të marketingut. Pasi të njohin këtë aspekt, ata me workshop dhe tasks mundohen të zotërojnë shkathtësi me aspektet tjera që i mësuan gjatë modulit. Copywritings më të mira janë përzgjedhur dhe janë vënë në funksion për qëllime reale në kampanja serioze marketingu për brende ndërkombëtare.

Creative Hub: Cilat janë përvojat/njohuritë tuaja në karrierë?

Arnold:  E rëndësishme për studentët të dinë është që edhe ‘backgroundi’ im është nga “zero” dhe jam rezultat i përpjekjes dhe përkushtimit të madh. Secili ka mundësinë, vetëm duhet që të ketë një qëllim dhe të mos dorëzohet gjatë rrugëtimit.

Fillova si gazetar në moshën 16 vjeçare në Telegrafi.com në vitin 2010, atëkohë ishim disa që përbënim stafin. Nga Telegrafi u largova i avancuar në vitet e fundit si PR Specialist në dhjetor të vitit 2019 pas 10 vitesh. Sot Telegrafi numëron staf prej rreth 70 puntorësh dhe është portali më i madh shqiptar jo vetëm me lexueshmëri, por edhe me mendëzi e inovacion duke vënë standarde globale në trojet shqiptare. Jam pafundësisht krenar për këtë.

Aktualisht jam PR dhe Marketing Specialist në Kosmonte Foods, me mbi 80 brende ndërkombëtare dhe platformën e-commerce Begmart komunikimi i të cilave planifikohet dhe ekzekutohet nga ana ime dhe me një ekip profesionistësh të dizajnit dhe IT-së.

Njohuritë e mia përfshijnë të gjitha aspektet e marketingut, me theks të veçantë PR dhe Copywriting. Si rrjedhojë vazhdimisht jam i angazhuar edhe për klientë të ndryshëm që duan komunikim profesional. Po ashtu veproj edhe si konsulent i politikanëve! Veproj si sipërmarrës pasi themelova në qytetin tim, në Rahovec, një pikë të Proper Pizza, e cila mbetet dashuri e madhe e imja! Mbi të gjitha – vazhdoj të mësoj dhe përmirësohem. Kjo është storia ime.

Creative Hub: Çfarë vlera do të fitojnë studentët pas përfundimit të modulit- Copywriting?

Arnold: Ata do të kenë lirinë nga vetvetja e tyre për të rrezikuar dhe eksploruar territore të reja në Copywriting. Kështu ata do të dinë të bëjnë diferencën me punën e tyre duke dalë nga stereotipet ‘boring’ që po i shohim çdo ditë. Do të dinë t’u japin vlerë gjërave që nuk pritet aq prej tyre!

Creative Hub: Çfarë projektesh do të bëjnë studentët?

Arnold: Do të krijojnë përmbajtje të shkruar për secilin lloj të komunikimit, ku punët më të mira do t’i shfrytëzoj në kampanja për kompani të ndryshme për t’ua konfirmuar se ata janë gati për sfidat e tregut të punës. Do të zgjedhin një klient potencial duke zhvilliar strategjinë e komunikimit!

Creative Hub: Pse duhet të jenë entuziast për orën tuaj studentët?

Arnold: Sepse mësojmë nga njëri tjetri. Vlerësoj backgroundin e studentëve dhe mendoj se vetëm komunikimi interpersonal i sinqert i bën takimet tona atraktive.

Ku mund të aplikoj?

Siç e patë edhe ju, përfitimet në orët ligjëruese për copywritng do të jenë të mëdha dhe do të mësohen e praktikohen shumë gjëra. Përvoja dhe karriera e Ligjëruesit e bënë që studentët që e përfundojnë ketë modul, të jenë gati për një rrugë të re drejt suksesit.

A dëshironi të jeni pjesë e një qendre kreative që ju çon drejt suksesit?

Rezervoni vendin tuaj këtu.

Related Posts