Data Science është Profesioni i Së Ardhmës

“Data Science është profesioni i së ardhmës” thotë Olti. Olti është studenti ynë më i ri në akademinë e shkencës së të dhënave (Data Science). Kaq i ri, ai mendoi të fillonte një karrierë të re në Data Science nga mosha 17 vjeçare. Olti e sheh shkencën e të dhënave si një fushë që është […]

Data Science është profesioni i së ardhmës” thotë Olti.

Olti është studenti ynë më i ri në akademinë e shkencës së të dhënave (Data Science). Kaq i ri, ai mendoi të fillonte një karrierë të re në Data Science nga mosha 17 vjeçare.

Olti e sheh shkencën e të dhënave si një fushë që është shumë e rëndësishme të njihet në të ditët e sotme dhe kjo është arsyeja pse ai bëri një hap përpara në karrierën e tij që në moshë shumë të hershme.

Olti, ti je studenti më i ri i akademise vetëm 17 vjeç, çfarë të motivoi të fillosh një akademi në fushën e Data Science dhe jo të vazhdosh studimet në universitet si shumica e moshatarëve tu?

Jam ende në Gjimnaz dhe mendoj ti filloj studimet Bachelor në Tetor. Gjithmon më ka pëlqyer fakti të jem një hap para të tjerve, duke e ditur rëndësin e të dhënave të cilat po përdorën me masë të madhe gjatë dy viteve të fundit si për biznese ashtu edhe për krijimin e roboteve, kam menduar se kam potencial të jem kontribues i madhë në këtë fushë në vendin tonë.

Si po ecën akademia, kanë kaluar vetëm dy muaj, por cilat janë  përshtypjet tua deri më tani?

Edhe pse kane kaluar vetëm dy muaj, kam mësuar shumë në akademi. Ligjeruesit janë profesionist të fushave përkatese, pra punojn në jetën e përditshme me atë që na ligjerojn. Kjo e ka bërë më të thjesht kuptimin e ligjeratave, kështu duke e thjeshtsuar cdo mësim me shembuj nga puna e tyre e perditshme.

Përpara të pret një rruge e gjatë dhe shumë punë. Sapo ke përfunduar lëndën SQL dhe tani të presin lëndët si Python dhe Data Integration, cila nga lëndët e akademisë mendon se do të jetë më sfiduese për ty?

Nga secili modul pres shumë sepse secili e ka rëndësin e vet, por modulin të cilin e pres me pa durim dhe me shumë kurreshtje është “Machine Learning” sepse deri në atë modul kam përshtypjen se do të formesohem shumë si Data Scientist dhe dua ta sfidoj vetën me projekte ku duhet ta shfrytezoj dijën që e kam marrë nga të gjitha modulet.

Si përfundim, çfarë do i’u thoje atyre që dëshirojnë të fillojn karrierë në Data Science?

Duke e ditur faktin se Data Science është profesioni i së ardhmës dhe ditëve të sotme, cdo ndërrmarje ka nevoj për grumbullimin, analizimin dhe interpretimin e të dhënave.

Do t’ua rekomandoja të gjithëve këtë Akademi.

Ku mund të aplikoj?

Nëse dëshironi të filloni një karrierë të re nga sot, si edhe nëse jeni në një moshë shumë të re si Olti, atëherë, aplikoni këtu!

Related Posts