Creative Hub ofron mundësi të mrekullueshme për Marketerët e rinjë

“Creative Hub ofron mundësi të mrekullueshme për Marketerët e rinjë” Thotë Arboneta. Arboneta Lecaj është studentja jonë nga akademia e Marketingut Digjital. Një studente me shumë pasion për akademinë e Marketingut Digjital, Arboneta e shfrytëzoj akademinë tonë si një mundësi për ta zhvilluar karrierën e saj në Marketing. Nga përgjigjet e saj që i pamë, […]
Creative Hub ofron mundësi të mrekullueshme për Marketerët e rinjë
05.12.2021

“Creative Hub ofron mundësi të mrekullueshme për Marketerët e rinjë” Thotë Arboneta.

Arboneta Lecaj është studentja jonë nga akademia e Marketingut Digjital. Një studente me shumë pasion për akademinë e Marketingut Digjital, Arboneta e shfrytëzoj akademinë tonë si një mundësi për ta zhvilluar karrierën e saj në Marketing.

Nga përgjigjet e saj që i pamë, Arboneta duket shumë e kënaqur nga akademia.

Ja çfarë kishte për të thënë ajo:

Cila ishte arsyeja që u regjistruat në Akademinë për Marketing Digjital?

Duke qenë se jam e kyçur në fushën e Marketingut, si me kualifikim ashtu edhe në ushtrimin e profesionit të marketeres, isha e interesuar për të thelluar njohuritë e mia në fushën e Marketingut Dixhital. Në kërkim e sipër për të thelluar këto njohuri, kisha dëgjuar për Creative Hub, si një nga institucionet me akreditim shumë të lartë për këtë fushë. Pas një interesimi për fushat dhe modulet të cilat ligjërohen në këtë akademi, vendimi për t’u bërë pjesë e kësaj familje të madhe të marketingut dixhital ishte më se i duhuri për karrierën time të mëtutjeshme.

 

Çfarë keni mësuar deri më tani në Akademinë e Marketingut Digjital?

Të mësuarit e temave dhe moduleve gjatë Akademisë është padyshim një eksperiencë në vete. Efikasiteti i mësimit të kësaj fushe në këtë Akademi, qëndron në atë që elaborohen temat bazike, kuptohen ato pastaj kalohet në thellim të njohurive të mëtutjeshme që na kompletojnë neve si studentë për profesionin që kemi zgjedhur. 

Modulet që janë mësuar në Akademi përfshijnë Social Media Marketing, SEO, E-mail Marketing, Google Ads, B2B Lead Generation, Copywriting dhe Public Relations. Në të gjitha këto module janë dhënë leksione të detajuara rreth secilës lëndë. Këto module janë njëherit edhe trendet e fundit të marketingut dixhital dhe mësimi i tyre na bën konkurues në këtë fushë.

 

Çfarë lloje të projekteve praktike keni bërë në modulet Copywriting, SEO dhe module të tjera?

Projektet praktike kanë qenë pjesa më interesante dhe sfidues e Akademisë dhe është një pikë e fortë e këtij trajnimi. Përmes projekteve praktike kemi marrë eksperiencë dhe jemi përgaditur për tregun e punës. Në secilin modul jemi angazhuar nga ligjëruesit të kryejmë detyra të ndryshme duke marrë shembuj konkret të kompanive. Në SEO kemi realizuar projekte të ndryshme me qëllim avansimin e optimizimit të makinave të kërkimit. Copywriting gjithashtu kemi realizuar detyra dhe workshope ku kemi provuar veten të punojmë dhe mendojmë si një copywriter profesionist. E-mail Marketing po ashtu ka qenë një modul shumë interesant dhe mjaft përfitues, ku kemi mësuar trendet e fundit të fushatave përmes e-mailit. Google Ads kemi realizuar kampanja individuale të cilat kanë qenë aktive dhe kemi pasur mundësinë t’i përcjellim dhe menaxhojmë gjatë gjithë kohës.

Ligjëruesit e secilit modul kanë qenë të gatshëm të na ofrojnë ndihmë gjatë gjithë kohës dhe me këtë e kanë lehtësuar dhe e kanë bërë edhe më interaktive modulin e tyre.

A do t’ua rekomandoje këtë Akademi të tjerëve?

Pa dyshim. Marketingu është dixhitializuar jashtë mase dhe trendet e marketingut po ndryshojnë dhe po ecin në hap me teknologjinë gjatë gjithë kohës. Prandaj, për të qenë një marketer konkurues dhe për të pasur një karrierë të suksesshme patjetër që duhet një studim i thellë i këtyre trendeve. Creative Hub ofron mundësi të mrekullueshme për marketerët e rinjë dhe ata që tashmë kanë një eksperiencë në marketing por duan të thellojnë njohuritë e tyre, ashtu siç bëra edhe unë personalisht.

Ku Mund edhe une Të Aplikoj?

Akademia e Marketingut Digjital është një akademi që i përgatit të gjithë studentët për një karrierë të re, si edhe për tregun e punës.

Nëse jeni edhe ju ata që dëshironi të përgatiteni për një karrierë të re në Marketing Digjital, mund të aplikoni këtu.

Related Posts