Creative Hub Më Ndihmoi Ti Përforcojë Njohuritë e Mia

Njihuni me studenten tonë- Erita Hyseni, që thotë se Creative Hub e ka ndihmuar në përvetësimin dhe përforcimin e njohurive të saja. Një studente e cila studion në dy drejtime, në Juridik si edhe në Administratë Publike. Erita zgjodhi akademine e Burimeve Njerëzore se mendon se cdo drejtim ka elemente të Burimeve Njerëzore si edhe është […]
05.18.2021

Njihuni me studenten tonë- Erita Hyseni, që thotë se Creative Hub e ka ndihmuar në përvetësimin dhe përforcimin e njohurive të saja.

Një studente e cila studion në dy drejtime, në Juridik si edhe në Administratë Publike. Erita zgjodhi akademine e Burimeve Njerëzore se mendon se cdo drejtim ka elemente të Burimeve Njerëzore si edhe është një drejtim që sjellë shumë vende pune.

Ja përgjigjet e Eritës:

Erita, fillimisht na trego pak per vetën – kush është Erita?

Jam studente në vitin e fundit të studimeve në fakultetin juridik, njëkohësisht edhe në kolegjin AAB, drejtimi adiministratë publike. Përvec kësaj jam e pasionuar në secilin drejtim që ka elemente të Juridikut në këtë rastë edhe të Burimeve Njerëzore.

Ti ishe pjesë e grupit të parë të Akademisë së Burimeve Njerëzore. A mund të na tregosh më shumë rreth qëllimeve tua kur fillove akademinë?

Kur fillova akademinë, qëllimi im ishte të mësoja sa më shumë rreth Burimeve Njerëzore, secilin aspekt të tyre, e sidomos atë ligjor; Si dhe të filloi me punë praktike në këtë lami. Një gjë që u arritë përmes këtyre trajnimeve duke parë që në këtë drejtim i përvetësova njohurit e mija praktike dhe teorike përmes profesorëve dhe stafit të mrekullueshëm të Creative Hub.

Pas përfundimit të akademisë ti menaxhove të fillosh në një punë praktike në kompaninë North Unicorn, dhe të urojm shumë suksese. A mund të na përshkruash një ditë pune aty?

Një ditë pune në The North Unicorn, në departmentin e Burimeve Njerëzore është të jesh cdoherë në komunikim me stafin e kësaj kompanie për cdo nevojë të punonjësve, lëvizjeve të tyre, llogarije të pushimeve, përpilimin e kontratave për të rinjët e shumë gjëra të tjera.

Gjatë akademisë, vazhdimisht ke punuar në projekte praktike, sa kanë kontribuar këto projekte në avancimin e aftësive dhe njohurive tua?

Projektet praktike janë çelsi i i suksesit në secili drejtim prandaj ato më kanë ndihmuar në masë të madhe në kuptimin e saktë të njohurive teorike që kemi marrë gjatë akademisë.

Cila ka qenë sfida jote më e madhe gjatë akademisë?

Sfida më e madhe ka qenë mbajtja e mësimit online, pasi që kemi qenë në fillim të pandemisë dhe ka qenë dicka e re për mbajtjen e mësimit online. Mirëpo mund të them që nuk ka pasur dallim të madhë me mbajtjen fizike të mësimeve për shkak të kontributit të madhë të profesorëve në këtë akademi dhe mundit të tyre në mënyrë që ne të kuptojmë  çdo gjë që është shpjeguar.

Cfarë do t’u thoshe atyre që dëshirojnë të fillojnë karrierë të re në fushën e Burimeve Njerëzore?

Fusha e Burimeve Njerëzore është fushë në rritje e sipër në vendin tonë, drejtim me të cilin mund te gjindet më lehtë punë ose praktik. Kjo fushë përveç të mirave të lartëpërmendura ndikon edhe në zhvillimin e personalitetit të njeriut për shkak të nevojës që ka kjo fushë për të qenë gjithmonë në komunikim me shumë njerëz prantaj do t’ua rekomandoja secilit person që mendon që mund të ketë një karrierë të suksesshme në fushën e Burimeve Njerëzore të vijoj trajnimet e Creative Hub ku përveç mësimeve ky trajnim është urëlidhës edhe me punëdhënësit.

A mund edhe une të aplikoj?

Creative Hub ka gjithmonë një vend për ata që duan të mësojnë dhe përparojnë.

Nëse jeni dikush si Erita që e do dhe ka pasion pas Burimeve Njerëzore dhe dëshiron të ndjekë një karrierë në të, atëherë jeni të mirëseardhur.

Related Posts