Rëndësia e vizitës së studentëve në një kompani reale

Në një Akademi të përkushtuar për zhvillimin e talenteve, një nga momentet më të rëndësishme është sigurisht vizita e studentëve në një kompani reale. Kjo nuk është thjesht një udhëtim në terren; është një mundësi e rrallë për të kuptuar se si konceptet teorike zbatohen në praktikë dhe për të krijuar një lidhje të rëndësishme […]
Arlinda & lundrim sadiku
05.11.2024

Në një Akademi të përkushtuar për zhvillimin e talenteve, një nga momentet më të rëndësishme është sigurisht vizita e studentëve në një kompani reale.

Kjo nuk është thjesht një udhëtim në terren; është një mundësi e rrallë për të kuptuar se si konceptet teorike zbatohen në praktikë dhe për të krijuar një lidhje të rëndësishme midis teorisë dhe realitetit të biznesit.

Cila është një ndër apspektet më frymëzuese për studentët gjatë një vizite të tillë?

Një nga aspektet më frymëzuese të një vizite të tillë është mundësia për të biseduar me profesionistët e fushës. Për studentët, ky është një rast i jashtëzakonshëm për të dëgjuar nga njerëzit që kanë përjetuar sfidat dhe sukseset e fushës së HR në botën e biznesit.

Ata mund të marrin këshilla të vlefshme, të ndajnë përvojat e tyre dhe të kuptojnë se si të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në këtë fushë.

Kë vizituan studentët e Human Resouces?

Studenët e Akademisë së Human Resources së fundmi patën nderin të vizitonin kompaninë Talent Network Prishtina që ishte një moment shumë i veçantë në rrugën e tyre të zhvillimit profesional.

Ata patën mundësinë të njihen me praktikat më të mira të botës së HR në një kompani e cila ka krijuar një reputacion të shkëlqyer në treg për trajtimin e punonjësve dhe strategjitë e saj inovative për rekrutimin dhe ruajtjen e talenteve.

Çfarë prespektive mund të jap një vizitë e tillë në një kompani reale?

Kur bëhet fjalë për të mësuar Human Resources, asgjë nuk mund të zëvendësojë përvojën praktike. Një vizitë e tillë jep një perspektivë të re dhe të frytshme për studentët tanë të Akademisë. Ata ndjehen të nxitur të shohin si të gjitha pjesët e një organizate funksionojnë së bashku për të krijuar një ambient të suksesshëm të punës.

Ata mësojnë se si menaxhimi i burimeve njerëzore nuk është vetëm për të zbatuar rregulla dhe procedura, por gjithashtu për të krijuar një mjedis të këndshëm dhe inkurajues për punonjësit.

Dëshiron të fillosh edhe ti një karrierë të suksesshme?

Regjistrimet për grupin e ardhshëm janë hapur dhe vetëm edhe 5 vende të lira kanë mbetur!

Nxito dhe apliko online duke shtypur butonin më poshtë ose telefono në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm