Top 6 JavaScript Frameworks në vitin 2024

JavaScript është një nga gjuhët më të njohura programuese mes Zhvilluesëve, me rreth 61.63% të tyre që e përdorin atë. Arsyeja? Në vitet e fundit, Frameworks e JavaScript kanë revolucionuar mënyrën se si zhvillohet web-i, duke mundësuar që Zhvilluesi në vend se të fokusohet tek kodi i thjeshtë, të zhvendosë vëmendjen tek logjika e aplikacionit […]
Arlinda & lundrim sadiku
04.02.2024

JavaScript është një nga gjuhët më të njohura programuese mes Zhvilluesëve, me rreth 61.63% të tyre që e përdorin atë.

Arsyeja?

Në vitet e fundit, Frameworks e JavaScript kanë revolucionuar mënyrën se si zhvillohet web-i, duke mundësuar që Zhvilluesi në vend se të fokusohet tek kodi i thjeshtë, të zhvendosë vëmendjen tek logjika e aplikacionit dhe eksperienca e përdoruesit.

Këto Frameworks lehtësojnë shumë punën e zhvilluesëve duke siguruar vegla të fuqishme dhe komponenta të para ndërtuar.

Por, cilat janë top 6 JavaScript frameworks të cilat po përdoren më së shumti në vitin 2024?

  • Fillojmë me React JS.

React JS është listuar si Framework-u numër 1 në botë për të shtatin vit rradhazi, me përdorues si PayPal, Netflix, Grammarly, etj.

Ky framework përdor një strukturë të bazuar në komponente, ku elementet e user interface organizohen në komponente të ripërdorshme.

Ti mund të mësosh React JS në Akademinë e Front-end Development në Creative Hub. (Shiko programin e plotë këtu.)

  • Angular JS

Kompanitë si Snapchat, Amazon, Forbes, përdorin këtë framework të krijuar nga Google.

Është perfekt për ndërtimin e aplikacioneve single-page (SPA), falë standartit të lartë të kualitetit të kodit.

Me karakteristikat si Data Binding, Animacione, gjenerim të kodit, etj, edhe ky framework përdoret shumë.

  • Node JS

Node JS përdoret për ndërtimin e APIs, aplikacioneve real-time dhe mikroshërbimeve, ndaj edhe kompanitë si Nasa, Uber, eBay e përdorin këtë framework.

Zhvilluesëve, Node JS u mundëson që të ndërtojnë Network Applications me performancë të lartë.

picture of front-end class
  • Next JS

Ky framework ndihmon Zhvilluesit që të ndërtojnë aplikacione me shpejtësi dhe SEO friendly nëpërmjet karakteristikave që ka si, ndarja automatike e kodit, server-side rendering dhe simplified routing.

Ky ndihmon shumë në konfigurimin e një aplikacioni React, duke i lejuar Zhvilluesit që të fokusohen më shumë në ndërtimin e veçorive sesa në menaxhimin e infrastrukturës.

Përdoret nga Hulu, BBC, Airbnb, Twitch, etj.

  • Backbone JS

Backbone strukturon aplikacionet e web-it duke ofruar modele, views dhe kontrollues.

Edhe pse jo edhe aq e pasur me karakteristika sa frameworket e tjera, Backbone është shumë e përshtatshme për projekte më të vogla.

Përdoret nga LinkedIn, Walmart, etj.

  • Svelte JS

Ndryshe nga frameworket e tjera, Svelte fokuson punën në kohën e kompilimit, çka rezulton në një kod të optimizuar dhe efikas në kohën e ekzekutimit.

Ky është një open source, është i lehtë, përdor më pak kod dhe është efikas për shkak të natyrës së tij shumë responsive.

Përdoret nga Spotify, The New York Times, NordVPN, etj.

Cilën nga frameworks të mësosh ti?

Të gjitha frameworks që përmendëm më lartë janë 6 nga frameworket më të përdorura në vitin 2024 nga zhvilluesit.

Edhe pse nga ajo se çfarë thuhet online, si dhe çfarë thonë zhvilluesit e njohur, React JS është framework-u numër 1.

Në Akademinë e Front-end Development në Creative Hub, ti mund ta përvetësosh këtë framework së bashku me HTML, CSS, JavaScript, Git, etj.

React JS është një modul i veçantë në të cilën studentët e mësojnë atë që nga baza e deri tek React JS advanced.

Në fund të tij, studentët si projekt final kanë të ndërtojnë një React App.

Dëshiron që edhe ti të bëhesh pjesë?

Vetëm edhe 3 vende të lira kanë mbetur për grupin e ardhshëm të Akademisë së Front-end Development!

Nxito dhe rezervo vendin tënd duke aplikuar online në butonin më poshtë ose duke na kontaktuar në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm