Human Resources & AI Academy
Të ndërtosh një karrierë në Human Resources sot kërkon më shumë sesa aftësi komunikimi. Kërkon aftësi organizative, kuptim të njerëzve dhe njohuri mbi trendet moderne të punës dhe teknologjisë.
Falë programeve inovative si Human Resources & AI Academy në Creative Hub, studentët po përgatiten për një treg pune gjithnjë e më të orientuar drejt zhvillimit të talenteve, analizës së performancës dhe përdorimit të teknologjisë në HR.
Ky program kombinon praktikën, projektet reale dhe përdorimin e AI në Human Resources, duke i ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësi reale për tregun modern të punës.
Një nga këto histori është Alketa Musliu – Studentja e Muajit.
Me pasion për komunikimin dhe zhvillimin profesional, Alketa ka zgjedhur të fokusohet në Human Resources dhe të ndërtojë aftësi që mund t’i aplikojë në organizata moderne dhe kompani ndërkombëtare.
Në intervistën më poshtë, ajo ndan eksperiencën e saj gjatë akademisë.
Na fol pak për veten!
Unë jam Alketa, vij nga Gostivari dhe aktualisht jetoj në Kosovë. Kam studiuar Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe kam punuar si librare, ku kam zhvilluar aftësi të mira komunikimi dhe pune me njerëz.
Çfarë të motivoi të fillosh të mësosh Human Resources?
Duke punuar me njerëz, kuptova që suksesi i çdo organizate varet nga mirëqenia dhe angazhimi i individëve, prandaj HR m’u duk fusha ideale për mua.
Pse vendose të ndjekësh programin në Creative Hub?
Zgjodha Creative Hub për qasjen moderne dhe praktike ndaj HR, si dhe kombinimin me teknologjinë dhe trendet e reja të tregut.
Cilat tema të kanë bërë më shumë përshtypje?
Employee Engagement dhe HR Analytics më kanë bërë më shumë përshtypje, sepse tregojnë si të dhënat ndihmojnë në kuptimin e motivimit të punonjësve.
Cila mendon se është pika jote më e fortë?
Mendoj se pika ime më e fortë është aftësia për të analizuar performancën dhe angazhimin e punonjësve.
A mund të na tregosh për ndonjë projekt praktik?
Gjatë programit kemi punuar në projekte dhe case studies reale që më kanë ndihmuar të kuptoj më mirë situatat praktike në HR.
Si e sheh rolin e Human Resources në kompani?
Besoj se HR ka rol kyç në suksesin e organizatave, sepse fokusohet në zhvillimin dhe motivimin e njerëzve.
Ku e sheh veten pas përfundimit të programit?
E shoh veten në një rol HR ku mund të kombinoj komunikimin, organizimin dhe zhvillimin profesional.
Çfarë do t’i thoje dikujt që heziton të fillojë Human Resources?
Do t’i thoja të mos hezitojë, sepse HR mësohet shumë përmes praktikës dhe eksperiencës.
Bëhu pjesë e Human Resources & AI Academy
Grupi i ri fillon më 8 Qershor dhe vendet janë shumë të limituara.
Përveçse mësohen modulet më të rëndësishme të Human Resources nga mentorë me eksperiencë ndërkombëtare, studentët gjithashtu certifikohen ndërkombëtarisht me diplomë Amerikane/Europiane.
+383 49 334 438

