Creative Hub
+383 49 334 438 Apply Now
Academies
Data Engineering, Cloud & AI Data Science & Analytics + AI Digital Marketing & AI Full-Stack Development + AI AI-Powered Product & Project Management Human Resources & AI Vibe Coding
Blog
Blog Campuses
Accelerators
AI Business Ready Accelerator AI Driven Marketing Accelerator

Studenti i Muajit nga Akademia e Digital Marketing & AI

3 min lexim

Shkruar ngaArlinda Kaloshi Rishikuar ngaZeki Veliu
Përditësuar së fundmi: Verifikuar nga eksperti

Intervistë me studentin nga Akademia e Digital Marketing & AI, Dion Elezi.


Të ndërtosh një karrierë në Digital Marketing sot kërkon shumë më tepër sesa njohuri bazike. Kërkon kreativitet, aftësi analitike dhe një kuptim të qartë të mënyrës se si funksionon tregu digjital.

Falë programeve inovative si Digital Marketing & AI Academy në Creative Hub, studentët po përgatiten për një treg pune gjithnjë e më të orientuar drejt teknologjisë, të dhënave dhe komunikimit digjital. Ky program kombinon praktikën, projektet reale dhe përdorimin e AI në marketing, duke e bërë një nga zgjedhjet më të kërkuara për ata që duan të hyjnë ose të avancojnë në këtë fushë.

Një nga këto histori suksesi është Dion Elezi – Studenti i Muajit.

Me mbi 5 vite eksperiencë në Digital Marketing dhe fokus në Social Media dhe e-commerce, Dion përfaqëson profilin e një profesionisti që vazhdon të zhvillohet dhe të përshtatet me trendet e reja të industrisë.

Në intervistën më poshtë, ai ndan përvojën, motivimin dhe rrugëtimin e tij në program.

Digital Marketing & AI Academy – Group 9

Në këtë rubrikë prezantojmë studentët më të dalluar të Akademisë së Digital Marketing & AI në Creative Hub, të cilët po zhvillojnë aftësi reale dhe po ndërtojnë karrierën e tyre në industrinë digjitale.

Na fol pak për veten!

Unë jam Dion Elezi, 25 vjeç, me mbi 5 vite eksperiencë në Digital Marketing, kryesisht në Social Media. Aktualisht punoj në e-commerce.

Çfarë të motivoi të fillosh të mësosh Digital Marketing?

Më ka motivuar fakti që Digital Marketing kombinon kreativitetin me strategjinë dhe ka ndikim direkt në rritjen e biznesit. Dua të zhvillohem vazhdimisht dhe të sjell më shumë vlerë në punën time.

Pse vendose të ndjekësh programin në Creative Hub?

Më pëlqeu qasja praktike dhe moderne ndaj të mësuarit, sidomos kombinimi i marketingut me AI.

Cilat tema të kanë bërë më shumë përshtypje?

Meta Ads, Email Marketing, Google Ads dhe SEO, sepse lidhen drejtpërdrejt me eksperiencën time në Social Media dhe e-commerce.

Cila mendon se është pika jote më e fortë?

Social Media Marketing, veçanërisht Meta Ads, sepse aty kam më shumë eksperiencë dhe më pëlqen kombinimi i kreativitetit me analizën e performancës.

A mund të na tregosh për ndonjë projekt praktik?

Puna me brande dhe produkte në Social Media dhe e-commerce, ku jam përfshirë në krijimin e përmbajtjes, menaxhimin e fushatave dhe optimizimin e prezencës online.

Si e sheh rolin e Digital Marketing në strategji dhe vendime të bazuara në të dhëna?

Është shumë i rëndësishëm sepse kombinon kreativitetin me të dhënat dhe ndihmon në përmirësimin e rezultateve në mënyrë të vazhdueshme.

Ku e sheh veten pas përfundimit të programit?

Në role më strategjike në Digital Marketing, duke aplikuar njohuritë në e-commerce dhe zhvillimin e brandeve online.

Çfarë do t’i thoje dikujt që heziton të fillojë Digital Marketing?

Digital Marketing ndryshon vazhdimisht, por ka gjithmonë vend për njerëz kreativë dhe të përkushtuar. Mjafton të fillosh dhe të praktikosh.

Grupi i pranverës për Digital Marketing & AI po fillon më 25 Maj dhe pranon vetëm edhe 3 studentë.

049 334 438

A ishte i dobishëm ky artikull?
Arlinda Kaloshi
Shkruar nga Arlinda Kaloshi Head of Growth & Marketing, Creative Hub

Udhëheq strategjinë e rritjes dhe marketingut në Creative Hub dhe jep mësim në Akademinë Digital Marketing & AI, ku ka ndihmuar mbi 500 studentë të ndërtojnë karrierë në marketing digital.

Shiko profilin
Zeki Veliu
Rishikuar ngaZeki VeliuSenior Global Marketing Director · Digital Marketing
Newsletter

Artikujt e rinj, direkt në email.

Creative Hub © 2026 Creative Hub. All rights reserved. creativehubkos.com
Digital Marketing & AI · Regjistrimet janë të hapura Apliko