Studentët vlerësojnë 10/10 Fortesa Manaj

Të mësosh aftësi të Human Resources nga një ekspert apo eksperte që e praktikon këtë punë çdo ditë, është një mundësi e artë për ata që janë fillestarë në këtë industri! Kjo është shumë e rëndësishme për studentët tanë, prandaj edhe ne kemi sjellur për ta ekspertët më të mirë të Human Resources në Kosovë, […]
Arlinda & lundrim sadiku
03.14.2024

Të mësosh aftësi të Human Resources nga një ekspert apo eksperte që e praktikon këtë punë çdo ditë, është një mundësi e artë për ata që janë fillestarë në këtë industri!

Kjo është shumë e rëndësishme për studentët tanë, prandaj edhe ne kemi sjellur për ta ekspertët më të mirë të Human Resources në Kosovë, ku ndër këta ekspertë është edhe Fortesa Manaj.

Lexo më poshtë se çfarë feedback-u dhanë studentët nga grupi i 6-të i Akademisë së Human Resources, për ligjeruesen e tyre.

Një ndër gjërat që më kanë pëlqyer më shumë tek Fortesa është se ajo ka qenë e hapur që të më ndihmojë me çdo pyetje që kam pasur jashtë ligjeratave në lidhje me punën time private!

Mihane M.

Në trajnimin tim në Akademinë e Burimeve Njerëzore, mentorja Fortesa, ka qenë një burim i inspirimit për mua, duke ndarë me mua përvojën dhe ekspertizën e saj në fushën e Human Resources!

Erion R.

Ligjeratat me Fortesën kanë qenë shumë interaktive! E vlerësoj shumë se si ajo ka qenë gjatë gjithë kohës në këmbë duke na shpjeguar dhe duke ju përgjigjur çdo pyetje që ne kemi pasur!

Nora M.

Fortesa është tejet e qartë në ato që shpjegon, debatet e kanë disi një karakter shoqërues, shumë e gatshme të kthejë përgjigje në çdo kohë në LinkedIn për çdo paqartësi që kemi. Çfarë më ka lënë përshtypje tjetër ka qenë korigjimi i testit që kemi bërë në fund të ligjeratës me të që më ka shtyrë të jap vlerësim super pozitiv për të!

Samir H.

Fortesa është një ligjeruese super e talentuar dhe e kuptueshme, ligjeratat e saja janë shumë të përshtatshme, dhe gjithmonë mundohet të na japë një vizion të qartë për rritje dhe sukses në karrierë!

Pranvera Rr.

Ajo se çfarë mund të them për Fortesën është se ajo është një ligjeruese shumë profesioniste dhe bashkëpunuese!

Albana Q.

Fortesa është një ligjeruese e shkëlqyer, shquhet për përgatitjen dhe transmetimin në mënyrën më të mirë të informacioneve dhe falë përvojës së saj, mua personalisht më ka kontribuar shumë. Ajo ndërton një ambient pozitiv mësimor dhe është një frymëzim, thjeshtë një resurs i çmuar!

Evelina K.

Fortesa është një ligjeruese shumë e mirë! Tek ajo do veçoja gatishmërinë e madhe për të na ndihmuar sa herë që kemi pasë diçka të paqartë!

Gresa M.

Dëshiron që të mësosh nga një eskperte e Human Resources siç është Fortesa?

Aplikimet për grupin e ardhshëm të Akademisë së Human Resources janë akoma të hapura!

Nxito dhe rezervo vendin tënd duke aplikuar online ose duke telefonuar në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm