Studentët vlerësojnë 10/10, ligjeruesin Hysen Stublla

Të pasurit një profesionist që të jetë pas teje në çdo moment në fillimet e karrierës tënde si Front-end Developer është shumë e rëndësishme! Duke qenë se për studentët tanë fillimet në kodim janë paksa sfiduese, ne kemi siguruar për ta një ndër profesionistët më të njohur në Zhvillimin e Front-end në Kosovë, Hysen Stubllan. […]
Arlinda & lundrim sadiku
05.16.2024

Të pasurit një profesionist që të jetë pas teje në çdo moment në fillimet e karrierës tënde si Front-end Developer është shumë e rëndësishme!

Duke qenë se për studentët tanë fillimet në kodim janë paksa sfiduese, ne kemi siguruar për ta një ndër profesionistët më të njohur në Zhvillimin e Front-end në Kosovë, Hysen Stubllan.

Hyseni është një programer me mbi 7 vite përvojë, i cili njihet në komunitetin e Creative Hub për metodat tejet interaktive të mësimit.

Zbulo më poshtë se çfarë thanë studentët tanë për të.

Ligjeruesin Hysen e vlersoj me maksimumin e notës 10/10. Mënyra e shpjegimit të tij ka qenë shumë e kapshme. Po ashtu ka bërë përsëritje sa herë që i kemi thënë ne. Është njeri i thjeshtë për të komunikuar dhe jo për të ngurruar për ti bërë pyetje!

Adrian Sh.

Jam gjithmonë i impresionuar nga shpjegimet dhe shembujt frymëzues të ligjeruesit Hysen, po ashtu dhe nga përkushtimi i tij për të na ndihmuar të kuptojmë koncepte komplekse. Nga shpjegimi i ligjeruesit Hysen edhe temat më të vështira ndjehen të lehta!

Bleon A.

Tash ligjeruesin Hysen e kam edhe shok. Ai është profesionist në Front-end, i përkushtuar ndaj studentit dhe humori i tij është 10/10! Më pëlqen që me të mësojmë nëpërmjet praktikës!

Ardit Sh.

Hyseni ka aftësi në komunikim dhe motivim. Aftësi për shpjegim me anë të shembujve praktik dhe një ekspriencë shumëvjeçare. Ajo çka e karakterizon atë është përkushtimi për të ndihmuar studentët gjatë realizimit të projekteve dhe mënyra për të shpjeguar konceptet komplekse në mënyrë të thjeshtë! A është mjaftueshëm se ka ende? 😁

Erblina V.

Ligjeruesi Hysen është një mentor i shkëlqyer në fushën e teknologjisë. Me pasionin dhe ekspertizën e tij, ai na udhëheq drejt njohurive të reja dhe aftësive të avancuara në programim. Ka një qasje të shkëlqyer ndaj çdo studenti dhe është gjithmonë i gatshëm që të ndihmojë në zgjidhjen e çdo sfide të kodimit!

Erik K.

Pasi që ka qenë hera e parë në Front-end, Hyseni na ka aktivizu ma shumë me praktikë që me e pas të mundur me i mësu senet ma shpejtë. Mënyra e ligjerimit ka qenë shumë e kapshme dhe qasja që ka pasur ndaj studentëve ka qenë shumë e mirë!

Shkelzim A.

Gati që të mësosh nga një ekspert i Front-end?

Regjistrimet për grupin e ardhshëm të Akademisë së Front-end Development janë hapur!

Nxito dhe rezervo vendin tënd duke aplikuar online ose duke telefonuar në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm