Studentët vlerësojnë 10/10 Hana Gashi Salihun

Pjesa e Rekrutimit & Selektimit, si dhe të Menaxhimit të Performancës janë dy module me shumë rëndësi për studentët tanë të Akademisë së Human Resources. Ndaj edhe ne për këtë arsyje kemi si ligjeruese, Hana Gashi Salihun drejtoreshë e HR me mbi 17 vite përvojë në këtë industri. Lexo më poshtë se çfarë feedback-u dhanë […]
Arlinda & lundrim sadiku
03.21.2024

Pjesa e Rekrutimit & Selektimit, si dhe të Menaxhimit të Performancës janë dy module me shumë rëndësi për studentët tanë të Akademisë së Human Resources.

Ndaj edhe ne për këtë arsyje kemi si ligjeruese, Hana Gashi Salihun drejtoreshë e HR me mbi 17 vite përvojë në këtë industri.

Lexo më poshtë se çfarë feedback-u dhanë studentët nga grupi i 6-të i Akademisë së Human Resources për ligjeruesen e tyre, Hanën.

Hana është një ligjeruese shumë e mirë! Tek ajo më ka pëlqyer që informacionet i ka dhënë me shumë detaje duke inkorporuar shembuj të ndryshëm praktik!

Gresa M.

Hana është ligjeruese e shkëlqyer! Mësimet e saja janë të qarta dhe të përqendruara, me një përkushtim të vërtetë ndaj temave tona. Hana është një burim frymëzimi dhe motivi për të gjithë ne studentët!

Pranvera Rr.

Hana është një profesioniste në HR, kjo e bën atë edhe një ligjeruese shumë bashkëpunuese me të gjithë ne!

Albana Q.

Hana është një ligjeruese shumë e mirë. Një ndër gjërat që më ka pëlyqer tek ligjeratat me të ka qenë pjesa e kuizeve, ku kemi pasë mundësi që të përsërisim gjërat që kemi mësuar paraprakisht, si dhe të argëtohemi!

Mihane M.

Hana është super e informume për këtë industri! Unë kam mësuar shumë nga informatat që ajo na ka dhënë nga provoja e saj personale në kompani të ndryshme!

Nora M.

Me Hanën, i kemi shtjelluar të gjitha sfidat, hapat e procesit, kriteret gjatë hapave, këshillave të vazhdueshme, dhe personalisht kjo më ka ndihmuar që moduleve me të t’ju jap një vëmendje të veçantë dhe më të shtuar, falë ligjerimeve dhe praktikave të shfaqura për çdo skenare nga ligjeruesja!

Jetlira B.

Pavarësisht faktit që kam përvojë pune dhe kam punuar me HR prap kam mësuar shumë gjëra të reja nga Hana. Ajo ka qenë shumë atraktive dhe elaburon me çdo kusht një temë deri sa të kuptojë e tërë klasa!

Preveza Zh.

Hana është një ligjeruese me aftësi për të ndërtuar një lidhje të ngushtë me ne studentët, për të bërë një mësim të frytshëm. Prezenton qartë, shumë e strukturuar dhe e lehtë për t’u kuptuar!

Evelina K.

Gati që të mësosh nga një drejtoreshë e HR siç është Hana?

Grupi i ardhshëm i Akademisë së Human Resources pritet të fillojë së shpejti!

Nxito dhe rezervo vendin tënd duke aplikuar online ose duke telefonuar në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm