Studentët vlerësojnë 10/10, ligjeruesin Egzon Murati

React JS është një nga framework-et më të njohura dhe të përdorura të JavaScript. Ajo është një nga veglat më të rëndësishme për zhvilluesit e Front-end, ndaj edhe për këtë ne kemi sjellur një ndër ekpertet më të mirë në Kosovë që të ndihmojë studentët tanë në këtë aspekt. Egzon Murati është Software Engineer me […]
Arlinda & lundrim sadiku
05.07.2024

React JS është një nga framework-et më të njohura dhe të përdorura të JavaScript.

Ajo është një nga veglat më të rëndësishme për zhvilluesit e Front-end, ndaj edhe për këtë ne kemi sjellur një ndër ekpertet më të mirë në Kosovë që të ndihmojë studentët tanë në këtë aspekt.

Egzon Murati është Software Engineer me disa vite eksperiencë në fushën e Front-end dhe të zhvillimit të softuerëve, zbulo më poshtë se çfarë thanë studentët tanë për të.

Egzoni ka aftesi që sado e komplikume me qenë tema me e thjeshtësu në atë mënyrë sa ti me e kuptu. Jep detyra atraktive qe të shtyjnë me praktiku. Gjithmonë i saktë në komunikim dhe shumë ligjerues i kjartë.

Mile L.

Egzoni na e ka bo të mundshme me e kuptu React-in shumë mirë dhe qartë përmes ligjerimit. Atij nuk i mungon edhe praktika gjithashtu. Ka pasur një qasje shumë të mirë me neve studentëve!

Shkelzim A.

Sa i përket ligjerimit të Egzonit kam pa një ligjerim shumë të pastër, ku unë personalisht kam pasë një përparim goxha të mirë në React JS, po edhe më gjërë se React-i!

Ardit Sh.

Me ligjeruesin Egzon, kemi kaluar shumë mirë, kemi pasur shumë diskutime rreth temave gjatë orëve të ligjeratave. Jam i kënaqur për eksperiencën dhe dijen që kam marrë në modulin e React me të!

Muhamet Rr.

Ajo që vlerësoj më së shumti tek Egzoni është se ka qenë shumë i hapur që të na ndihmojë. Ai është shumë i aftë në punën që bën!

Almedin Sh.

Egzoni ka qenë një nga ligjeruesit më të mirë në Creative Hub për mua. Gjithmonë i përgaditur me material dhe shumë adaptus ndaj njohurive tona për me na e bo ma të qartë ligjeratën. Ka qenë kreativ me idetë e veta dhe i fokusum që studentët me e kuptu thelbin e njësisë!

Lorik G.

Ligjeruesi Egzon është një udhëheqës i shkëlqyer në fushën ne teknologjisë. Ka një mënyrë të shkëlqyer për të shpjeguar konceptet e vështira në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Gjithashtu ka një qasje të shkëlqyer ndaj çdo studenti dhe është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e çdo sfide kodimi!

Erik K.

Gati që të mësosh nga një ekspert i React JS?

Regjistrimet për grupin e ardhshëm të Akademisë së Front-end Development janë hapur!

Nxito dhe rezervo vendin tënd duke aplikuar online ose duke telefonuar në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm