Project Achievement: SEO Project nga Gëzimi, Blendi dhe Hysniu

Javën e kaluar studentët nga Akademia e Digital Marketing patën workshop-in e tyre të rradhës, ku këtë herë bëhej fjalë për Search Engine Optimization. Tashmë secili nga ne është i informuar për rëndësinë që SEO ka për kompanitë. Nëpërmjet tij kompanitë mund të rrisin vizitat në faqet e tyre të internetit, duke u rradhitur sa […]
Arlinda & lundrim sadiku
10.12.2023

Javën e kaluar studentët nga Akademia e Digital Marketing patën workshop-in e tyre të rradhës, ku këtë herë bëhej fjalë për Search Engine Optimization.

Tashmë secili nga ne është i informuar për rëndësinë që SEO ka për kompanitë.

Nëpërmjet tij kompanitë mund të rrisin vizitat në faqet e tyre të internetit, duke u rradhitur sa më lartë në makinat e kërkimit, si Google, Yahoo, Bing, etj.

Por, që të ndodhë kjo, kërkohet strategji të shumëta, një përkushtim dhe efort i madh nga specialistët e SEO-s.

Prandaj, ne organizojmë projekt special të SEO-s për studentët tanë të Akademisë së Digital Marketing, ku projekti për të cilin do flasim sot është ai i Gëzimit, Hysniut dhe Blendit.

Për këtë projekt ata punuan në ekip dhe ishin nën monitorimin e Mihane Ismajlit, SEO Specialist me mbi 5 vite provojë në industri.

Detyra që ata kishin ishte që të identifikonin gabimet në një web faqe të një kompanie, ku secili prej studentëve shkruajtën në një sheet të përbashkët gabimet të cilët ata vërejtën.

Cilat ishin disa nga gabimet që studentët vërejtën gjatë workshop-it të SEO-s?

Ata zbulan se kishte mungesë të theksuar të:

  • Tittle Bar,
  • Search Bar,
  • Linqeve të brendshme,
  • Chatbotëve,
  • ALT tekstit, etj.

Në raportin që ata po ndërtonin, pas identifikimit të gabimeve, ishte koha që ata të ofronin zgjidhje për problemin.

Cilat ishin sugjerimet që studentët erdhën për përmisimin e SEO-s?

Disa nga sugjerimet që Blendi, Gëzimi dhe Hysniu dhanë ishin:

  • Kompresimi i të gjitha fotografive,
  • Implementimi i GTM, GA4 dhe GSC,
  • Shtimi i biznesit në GMB,
  • Shtim sa më shumë të përmbajtjes,
  • Rregullimi i H1, etj.

Në fund, treshja e studentëve arritën të përpilonin me sukses sugjerimet që nevojiteshin për të përmirësuar SEO-n e asaj faqeje interneti, si dhe të identifikonin gabimet që ishin bërë deri më tani.

Edhe pse anjëri nga këta studentë nuk ka pasur më herët eksperiencë në SEO, projekti që ata realizuan pasi përfunduan modulin e SEO-s, tregon që ata janë të gatshëm që ta kryejnë me sukses në të ardhmen rolin e specialistëve të SEO-s.

Përveç Search Engine Optimization, në Akademinë e Digital Marketing Hysniu, Blendi dhe Gëzimi marrin pjesë edhe në modulet e tjera si, Copywriting, Google Ads, Tag & Analytics, Email Marketing, Digital Marketing Strategy, Facebook Ads, etj.

Përfundimi i këtyre moduleve do u mundësojnë atyre që të bëhen Digital Marketerë të suksesshëm.

Dëshiron që edhe ti të fillosh në Digital Marketing?

Grupi i fundit për vitin 2023 do të fillojë shumë shpejtë dhe vetëm edhe disa vende të lira kanë mbetur.

Apliko online duke shtypur butonin më poshtë ose telefono në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm