Avancimi i aftësive në SQL dhe Power BI: Historia e Endritit

Sot do flasim për Endrit Hajrizi, një nga studentët më të motivuar nga Akademia e Data Science. Endriti edhe pse vetëm se është i pozicionuar si një Data Reporting Specialist, ka vendosur që të vijnë në Akademi që të avancojë veten në dy nga veglat me shumë rëndësi për një Data Analyst, SQL dhe Power […]
Arlinda & lundrim sadiku
03.22.2024

Sot do flasim për Endrit Hajrizi, një nga studentët më të motivuar nga Akademia e Data Science.

Endriti edhe pse vetëm se është i pozicionuar si një Data Reporting Specialist, ka vendosur që të vijnë në Akademi që të avancojë veten në dy nga veglat me shumë rëndësi për një Data Analyst, SQL dhe Power BI.

Ai ka treguar një performancë mbresëlënëse përgjatë ligjeratave dhe projekteve që janë realizuar, kështu ne morrëm iniciativën që të realizojmë një intervistë së bashku me të. 

Creative Hub: Endrit, na fol pak për veten.

Endrit: Une jam Endriti, 25 vjeçar nga Prishtina. Diçka që më pëlqen të bëj jashtë punës është që të kaloj sa më shumë kohë me të afërmit e mi.

Creative Hub: Si ka qenë rrugëtimi yt i karrierës?

Endrit: Studimet i kam përfunduar në UP, drejtimin ‘Kontabilitet’, tani për momentin po punoj si Data Reporting Specialist në bankën TEB, pasi më parë kisha punuar si zyrtar i shitjes në të njejtin institucion.

Creative Hub: Ti vetëm se je duke punuar me të dhëna, pse vendose që të vije në Akademi dhe të avancosh aftësitë?

Endrit: Akademisë në Creative Hub ju bashkangjita me qëllimin që të avancoj aftësitë e mia të raportimit dhe analitikës edhe me vegla tjera të raportimit siç janë SQL dhe Power BI.

Specializimi në këto dy vegla, perveç se më ndihmon në avancimin tim profesional, gjithashtu më mundëson që të jap vlerë të shtuar në institucionin ku punoj.

Creative Hub: Ti dhe miqtë e tu vetëm se e keni përfunduar modulin e SQL. Çfarë aftësish në lidhje me SQL ka tani Endriti?

Endrit: Pas përfundimit të modulit të SQL mund të them se tani jam në gjendje të nxjerr informacion nga bazat e të dhënave, përditësoj dhe riorganizoj të dhënat, si dhe të krijoj dhe modifikoj strukturën e një sistemi të bazës së të dhënave.

Creative Hub: Për momentin je në modulin e Power BI. A mund të na flasësh se çfarë po mësoni aty?

Endrit: Në Power BI për momentin jemi duke mësuar si të transformojmë të dhënat nga burime të ndryshme në vizuale dhe ‘insights’ interaktive duke përdorur DAX dhe vizualet e ndryshme që i ofron kjo vegël.

A DATA SCIENCE STUDENT

Creative Hub: Gjatë kohës sa jeni në Akademi, ju gjithashtu ndërtoni projekte. Na fol pak për projektin e fundit që ke realizuar? Për çka është bërë fjalë?

Endrit: Projekti i fundit që kemi realizuar është një ‘Sales Report’ që ka përmbajtur të dhëna të ndryshme të shitjes nga një kompani fiktive, ku jemi munduar të japim sa më shumë informata të rëndësishme duke përdorur gjuhën DAX dhe vizualizimet e Power BI.

Creative Hub: A ke pasur mundësi që disa nga gjërat që ke mësuar në Akademi t’i implementosh direkt në punën tënde të përditëshme?

Endrit: Fatkeqësisht me SQL dhe Power BI ende jo, mirëpo disa nga mënyrat e reja të filtrimit dhe vizualizimit të të dhënave veç se kam filluar ti adaptoj në punë edhe pse është e orientuar vetëm në Excel.

Creative Hub: Cili është qëllimi i karrierës tënde pas Akademisë?

Endrit: Qëllimi im në karrierë është që të vazhdoj në botën e Data Science dhe të avancohem sa më shumë si Data Analyst.

Creative Hub: Për fund, çfarë këshille do ju jepje të gjithë fillestarëve që sapo kanë hyrë në botën e të dhënave?

Endrit: Çdo studenti që fillon rrugëtimin e tij në botën e të dhënave ju them që të jenë shumë kërkues ndaj vetes në mënyrë që të bëhen më të mirët në këtë fushë!

Gjithashtu në asnjë moment të mos ndalin zhvillimin e tyre akademik!

Dëshiron që edhe ti të fillosh karrierë në Data Science si Endriti?

Grupi i ardhshëm i Akademisë së Data Science do të fillojë së shpejti dhe vetëm edhe 2 vende të lira kanë mbetur!

Apliko tani duke shtypur butonin më poshtë ose bisedo me një nga ekipi në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm