Nga Customer Service në Data Science: Historia e Valdrinës

Studentja për të cilën do flasim sot është një nga dëshmitaret që vërteton se ndryshimi i karrierës nuk është i pamundur. Valdrina Maxharraj është një vajzë e cila para pak muajve në Creative Hub filloi rrugëtimin e saj nga 0 në fushën e të dhënave. Edhe pse ajo vinte nga një industri krejt tjetër, siç […]
Arlinda & lundrim sadiku
03.20.2024

Studentja për të cilën do flasim sot është një nga dëshmitaret që vërteton se ndryshimi i karrierës nuk është i pamundur.

Valdrina Maxharraj është një vajzë e cila para pak muajve në Creative Hub filloi rrugëtimin e saj nga 0 në fushën e të dhënave.

Edhe pse ajo vinte nga një industri krejt tjetër, siç është ajo e Customer Service, kjo nuk e ka penguar që në vetëm disa muaj të ndërtojë aftësi të qëndrueshme në Data Science.

Creative Hub: Kush është Valdrina?

Valdrina: Unë jam Valdrina Maxharraj, jam 21 vjeçare nga Istogu.

Kam një pasion të madh për të lexuar libra fantazi, gjë që më bën të eksploroj botën imagjinare dhe të zhytem në rrëfimet dhe aventurat e personazheve të ndryshëm, larguar prej realitetit për një kohë të shkurtër.

Përveç kësaj, më intereson shumë teknologjia dhe inovacionet teknologjike. Eksplorimi i saj dhe kuptimi i funksioneve të reja më bën të ndjehem e përfshirë në një botë të re plot mundësi.

Një fakt interesant rreth meje është se gjithashtu më pëlqen të gatuaj, për mua është një lloje terapije në vete.

Creative Hub: Valdrina, ti në universitet ke studiuar Sistemet e Informacionit, kurse për momentin je në fushën e Customer Service. Pse vendose që të transformoje karrierë në Data Science?

Valdrina: Ka disa arsye që më kanë bërë të vendos për një tranzicion karriere drejt shkencës së të dhënave.

Gjatë periudhës kur kam punuar si praktikante në shërbim ndaj klientëve, pashë rëndësinë e të dhënave dhe analizës së tyre për të kuptuar më mirë preferencat dhe nevojat e klientëve.

Kjo më frymëzoi për të eksploruar më tej fushën e analizës së të dhënave dhe si ajo mund të përdoret për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të mençura dhe për të përmirësuar eksperiencën e klientëve.

Tranzicioni drejt fushës së shkencës së të dhënave për mua paraqet një sfidë të re dhe një mundësi për të zhvilluar aftësitë time në analizën e të dhënave, përfshirë raportimin e detajuar dhe përdorimin e algoritmeve të mënyrës së mësimit të makinerisë.

Me një lidhje me teknologjinë dhe pasionin për zgjidhjen e problemeve, më ndihmon që të ndjehem e përfshirë dhe e motivuar për të eksploruar këtë drejtim me të dhënat.

Për mua, ky tranzicion është një mundësi për të avancuar në karrierë dhe për të shfrytëzuar potencialin tim në një fushë që ofron mundësi të shumta për rritje dhe zhvillim.

Creative Hub: A mund të na flasësh për aftësitë që ti ke marrë përgjatë Akademisë dhe që po vazhdon të marrësh. Çfarë është e gatshme Valdrina të bëjë sot në lidhje me fushën e të dhënave?

Valdrina: Aftësitë që kam fituar gjatë Akademisë dhe që po vazhdoj të zhvilloj janë të ndërthurura me njohuri të nevojshme për të punuar në fushën e shkencës së të dhënave.

Deri më tani kam mësuar për:

  • SQL, një gjuhë programimi e përdorur për të manipuluar dhe menaxhuar bazat e të dhënave. Aftësia në SQL është thelbësore për të kryer kërkime, filtrime dhe analiza të të dhënave në mënyrë efikase; 
  • SPSS, një program kompjuterik për analizën statistikore e përdorur për të kryer analiza të ndryshme statistikore mbi të dhënat. Kjo përfshin analiza descriptive, analiza inferenciale, dhe ndërtimin e modeles së predikimit;
  • Power BI, një platformë e vizualizimit të të dhënave dhe raporteve e zhvilluar nga Microsoft. Ky softuer ofron aftësinë për të importuar, transformuar dhe vizualizuar të dhëna nga burime të ndryshme në mënyra të kuptueshme dhe të përshtatshme;
  • Data Integration, aftësi për të integruar të dhëna të ndryshme nga burime të ndryshme, siç janë bazat e të dhënave, dokumentet e rrjetit, sensorët, etj. Kjo përfshinë aftësitë për të përdorur teknologji dhe metodologji për të bërë të dhënat e kuptueshme dhe të përdorshme për analiza më të thella.

Creative Hub: Një ndër modulet që ke përfunduar është edhe SQL. A mund të na flasësh për rëndësinë që SQL ka për kompanitë?

Valdrina: SQL lejon kompanitë të krijojnë dhe të menaxhojnë bazat e të dhënave të tyre duke u siguruar që të dhënat të jenë të ruajtura dhe të organizuara në mënyrë efikase.

SQL, mundëson krijimin e raporteve dhe analizave të detajuara për të identifikuar trendet, performancën e biznesit, dhe shënimet e rëndësishme.

Creative Hub: Po Power BI? Cila ka qenë pjesa që të ka pëlqyer më së shumti tek kjo vegël?

Valdrina: Për mua, pjesa më e pëlqyeshme është aftësia për të krijuar vizualizime tërheqëse dhe interaktive të të dhënave në mënyrë të thjeshtë dhe efektive.

Me ndihmën e Power BI, është e mundur të kuptohet më mirë informacioni duke përdorur grafiqe dinamike dhe raporte të personalizuara. Kjo më ka lejuar të shfaq informacione komplekse në një mënyrë të lehtë për të kuptuar dhe komunikuar me të tjerët.

A DATA SCIENCE STUDENT

Creative Hub: Si të ka ndihmuar Akademia përgjatë trajnimit?

Valdrina: Akademia për Data Science më ka ndihmuar të zhvilloj njohuri thelbësore dhe aftësi praktike në fushën e të dhënave.

Ajo çka vlerësoj nga kjo Akademi është mundësinë për të mësuar teknologjitë dhe teknikat kryesore.

Në Creative Hub, vlerësoj bashkëpunimin dhe mundësinë për të pasur qasje në resurse të ndryshme, duke përfshirë trajnime dhe projekte.

Creative Hub: Projektet ju ndjekin gjatë gjithë kohës në Akademi. A mund të përmendësh një nga projektet që ti ke realizuar dhe që ke vendosur në portfolion tënd të Data Science?

Valdrina: Një nga projektet që kam realizuar dhe e kam përfshirë në portfolion tim të Shkencës së të Dhënave është një projekt i zhvilluar në Power BI.

Në këtë projekt, kemi paraqitur numrin e aplikantëve për punë të ndarë në gratë dhe burrat, kemi treguar numrin për çdo aplikim, sa aplikime janë bërë, kemi paraqitur me një hartë vendet ku ka pasur aplikime, si dhe me një tabelë në çdo vend, sa aplikime janë bërë. Po ashtu, kam treguar për javën se sa aplikime janë bërë.

Creative Hub: Cili është qëllimi yt pasi të certifikohesh si Data Scientist dhe të kesh marrë të gjitha aftësitë?

Valdrina: Pas certifikimit si Data Scientist dhe zhvillimit të të gjitha aftësive të nevojshme, qëllimi im është të kontribuoj në sfidat komplekse të botës duke përdorur analizën e të dhënave për të gjetur zgjidhje inovative dhe të ndihmoj në marrjen e vendimeve të informuara në fusha të ndryshme si shëndetësia, mjedisi, financat dhe teknologjia.

Përmes kësaj rolit, synoj të sjell ndryshime pozitive në shoqëri dhe të ndërtoj një botë më të qëndrueshme dhe të përshtatshme për të gjithë.

Creative Hub: Çfarë këshille do ju jepje atyre që sapo kanë filluar në Data Science?

Valdrina: Fillo duke kuptuar bazat e të dhënave, statistikën dhe programimin.

Fusha e Data Science zhvillohet shpejt, kështu që është e rëndësishme të mbani veten updated me teknologjitë dhe metodologjitë e reja që shfaqen.

Edukimi në fushën e Data Science nuk mbaron kurrë. Vazhdoni të merrni trajnime, lexoni literaturë të re, dhe eksperimentoni me teknologjitë dhe metodologjitë e reja.

Dëshiron që edhe ti të transformosh karrierën në Data Science si Valdrina?

Grupi i ardhshëm i Akademisë së Data Science do të fillojë së shpejti dhe vetëm edhe 2 vende të lira kanë mbetur!

Apliko tani duke shtypur butonin më poshtë ose bisedo me një nga ekipi në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm