Creative Hub
+383 49 334 438 Apply Now
Academies
Data Engineering, Cloud & AI Data Science & Analytics + AI Digital Marketing & AI Full-Stack Development + AI AI-Powered Product & Project Management Human Resources & AI Vibe Coding
Blog
Blog Campuses
Accelerators
AI Business Ready Accelerator AI Driven Marketing Accelerator

Pse Akademia e Data Science është zgjedhja e duhur për zhvillim profesional?, Flet Studentja e Muajit

3 min lexim

Shkruar ngaBojan Koskarov Rishikuar ngaDiellza Reqica
Përditësuar së fundmi: Verifikuar nga eksperti

Intervistë me studenten nga Akademia e Data Science & Analytics (+AI), Samire Sadiku.

Të zhvillohesh në fushën e Data Science sot kërkon më shumë sesa njohuri bazike, kërkon aftësi analitike, qasje praktike dhe përdorim të teknologjive moderne si AI për të marrë vendime të bazuara në të dhëna.

Falë programeve inovative si Akademia e Data Science & Analytics (+AI) në Creative Hub Kosovo, profesionistët po përgatisin veten për një treg pune gjithnjë e më të orientuar drejt të dhënave dhe teknologjisë.

Ky program ofron një kombinim unik të analizës së të dhënave, vizualizimit dhe përdorimit të AI, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për të gjithë ata që duan të ndërtojnë ose avancojnë karrierën në këtë fushë.

Një nga këto histori suksesi është Samire Sadiku – Studentja e Muajit nga Grupi i 13-të.

Me përvojë në fushën e arsimit të lartë dhe një dëshirë të vazhdueshme për zhvillim, Samire ka zgjedhur të investojë në aftësitë e saj për të kuptuar dhe analizuar më mirë të dhënat.

Në intervistën më poshtë, ajo ndan përvojën e saj gjatë Akademisë.

Creative Hub: Na trego pak për veten.

Samire: Unë jam Samire Sadiku dhe punoj në fushën e arsimit të lartë. Më karakterizon kurioziteti, qasja pozitive dhe dëshira për zhvillim të vazhdueshëm.

Creative Hub: Çfarë të motivoi të fillosh Data Science?

Samire: Dëshira për të avancuar karrierën dhe për të kuptuar më mirë të dhënat që përdor çdo ditë në arsim.

Creative Hub: Pse zgjodhe Creative Hub?

Samire: Për qasjen praktike dhe kombinimin e analizës së të dhënave me teknologjinë dhe AI.

Creative Hub: Cilat module të kanë bërë më shumë përshtypje?

Samire: Statistika dhe data visualization. Power BI po më ndihmon shumë në analiza dhe raporte.

Creative Hub: A keni realizuar projekte gjatë ligjëratave?

Samire: Po, kemi punuar me të dhëna reale në Power BI duke krijuar dashboards që ndihmojnë në analizë dhe vendimmarrje.

Creative Hub: A po të ndihmojnë këto aftësi në punën tënde?

Samire: Po, më kanë ndihmuar të kem një qasje më të strukturuar dhe më të avancuar në analizën e të dhënave.

Creative Hub: Si kanë qenë ligjëruesit me ju?

Samire: Shumë profesionalë, mbështetës dhe gjithmonë të gatshëm për ndihmë.

Creative Hub: Një mesazh për fillestarët në Data Science

Samire: Mos hezitoni. Me përkushtim dhe praktikë, Data Science është një aftësi shumë e vlefshme për të ardhmen.

Dëshiron edhe ti të ndërtosh një karrierë në Data Science?

Akademia e Data Science & Analytics (+AI) në Creative Hub po përgatit profesionistë për tregun modern të punës, duke kombinuar praktikën me njohuritë më të kërkuara në industri.

📅 Grupi i pranverës fillon më 18 Maj dhe pranon vetëm edhe 2 studentë.

A ishte i dobishëm ky artikull?
Bojan Koskarov
Shkruar nga Bojan Koskarov Co-Founder & Managing Partner, Creative Hub

Bashkëthemelues dhe Managing Partner i Creative Hub, përgjegjës për operacionet dhe partneritetet në Shkup, Prishtinë dhe Miami.

Shiko profilin
Diellza Reqica
Rishikuar ngaDiellza ReqicaSenior Data Scientist · Data Science
Newsletter

Artikujt e rinj, direkt në email.

Creative Hub © 2026 Creative Hub. All rights reserved. creativehubkos.com
Data Science & Analytics + AI · Regjistrimet janë të hapura Apliko