Karrierë në fushën e Aviacionit, por tani rrugës si një HR: Historia e Samirit

Ndryshimi i karrierës mund të jetë një hap shumë sfidues por në të njejtën kohë shumë i vlefshëm, pikërisht këtë gjë e realizoi Samiri, një ndër studentët më aktiv të Akademisë së Human Resources. Samiri e bëri hapin e parë drejt dëshirës së tij që e kishte pritur për të ja filluar për shumë kohë, […]
Arlinda & lundrim sadiku
04.29.2024

Ndryshimi i karrierës mund të jetë një hap shumë sfidues por në të njejtën kohë shumë i vlefshëm, pikërisht këtë gjë e realizoi Samiri, një ndër studentët më aktiv të Akademisë së Human Resources.

Samiri e bëri hapin e parë drejt dëshirës së tij që e kishte pritur për të ja filluar për shumë kohë, ku i’u bashkëngjit Creative Hub për të hyrë në botën e suksesshme të burimeve njerëzore.

Për të kuptuar më shumë për eksperiencën e deritanishme të Samirit në Akademi, ne kemi përgaditur një intervistë me të që të zbulojmë më shumë edhe rreth historisë së tij.

Samir, na fol pak për veten. Si ka qenë jeta jote para se të regjistrohesh në akademi?

Samiri: Gjithmonë kam qenë i interesuar të sfidoj vetën në fusha të ndryshme dhe HR gjithmonë ka qenë një nga fushat e mia favorite dhe kam pritur deri në momentin e duhur për të bërë një hap përpara në këtë fushë.

Kam përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Shkenca Politike dhe Administratë Publike dhe vazhdova me Master në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare – Diplomaci.

Për më shumë se 6 vite punoj në industrinë e aviacionit, respektivisht në Aeroportin e Prishtinës, në sektorin e shërbimit të pasagjerëve dhe poashtu me një eskperiencë për 2 vite si Sales Officer.

Pse vendose të transformoje karrierën nga Sales Officer në Human Resources?

Samiri: Duke hulumtuar tregun e punës në vendin tonë dhe duke marrë parasysh një rritje dhe kërkesë të vazhdueshme për HR të specializuar, gjithashtu duke iu bashkëngjitur kësaj edhe përafrimin që kjo fushë ka me studimet e mia, kam vendosur që të fokusohem në këtë fushë.

Nga strategjitë e proceseve në HR që keni, cila është ajo që ju ka lënë më së shumti përshtypje për ta aplikuar në të ardhmen kur të jesh një HR?

Samiri: Marrë në tërësi, të gjitha proceset në HR kanë një rëndësi të veçantë në aplikimin e tyre për të arritur suksesin e dëshiruar, por kam dëshirë të veçojë procesin e rekrutimit dhe gjetjen e talentëve për kompaninë ku punon, ngase është shumë e rëndësishme përzgjedhja e kandidatëve të duhur dhe mbi të gjitha mbajtja e tyre të motivuar në punë që kompania të ketë suksesin e dëshiruar.

Çdo karrierë ka sfida. Çfarë mendon që duhet të kesh për tu përballur me ato?

Samiri: Është e vërtetë që çdo fillim i ri i ka sfidat e veta, por në momentin që ke motivimin e duhur dhe je i përkushtuar maksimalisht në atë se çfarë dëshiron të realizoshë, patjetër që secila sfidë është e tejkalushme.

Sa e vlereson pjesën praktike të modulit që keni ndjekur në Akademi dhe si të ka ndihmuar kjo pjesë në përceptimin tënd ndaj fushës së Burimeve Njerëzore?

Samiri: Pjesa praktike më ka ndihmuar shumë që të përforcojë të gjitha ato që i kemi mësuar gjatë ligjeratave, më gjerësisht duke pasur diskutime dhe shkëmbim të ideve te ndryshme në grup.

Pjesa praktike pa dyshim të ndihmon që të kesh një përceptim shumë më të lehtë dhe të qartë në fushën e Burimeve Njerëzore sidomos kur je në fillim të karrierës.

Cilat janë 3 gjërat që të kanë lënë më së shumti përshtypje në Creative Hub?

Samiri: Tre gjërat që më kanë lënë përshtypje në Akademi janë vizioni i qartë i Akademisë, ligjëruesit janë tejet bashkëpunues dhe të përgatitur profesionalisht, mundësitë e shumta për ndjekjen e ligjeratave si dhe afërsia e stafit të Akademisë.

Përgjatë Akademisë, juve ju ndjekin edhe tasqe e detyra. A mund të na flasësh për njërën prej tyre që ti ke realizuar?

Samiri: Vlen të veçohet projekti në kuadër të modulit ‘’Angazhimi i punonjësve’’ ku në bashkëpunim me gjithë grupin kemi hartuar një pyetësor që do të realizohet brenda Akademisë për studentët dhe profesorët për matjen e vitalitetit organizativ në Akademi.

Për fund, çfarë këshille do ju jepje atyre që dëshirojnë që të fillojnë karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore?

Samiri: Për gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë një karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore, unë pa as edhe një hezitim ju rekomandoj që të bëheni pjesë e Creative Hub nëse dëshironi një zhvillim profesional nga profesionistët e kësaj fushe.

Dëshiron që të fillosh rrugën e suksesit ashtu si Samiri?

Regjistrimet për grupin e ardhshëm janë hapur dhe vetëm edhe 5 vende të lira kanë mbetur!

Nxito dhe apliko online duke shtypur butonin më poshtë ose telefono në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm