GitHub Portfolio: Rëndësia që ka për një Front-end Developer

Një karrierë e suksesshme në programim nuk fillon vetëm me aftësitë.  Një karrierë e suksesshme në programim fillon edhe duke promovuar dhe demostruar ato aftësi dhe njohuri që ti si Junior ke marrë. Viteve të fundit, platforma GitHub është kthyer si një vendtakim për zhvilluesit si për bashkëpunim me njërin-tjetrin, dokumentim të projekteve, etj. Por, […]
Arlinda & lundrim sadiku
03.06.2024

Një karrierë e suksesshme në programim nuk fillon vetëm me aftësitë. 

Një karrierë e suksesshme në programim fillon edhe duke promovuar dhe demostruar ato aftësi dhe njohuri që ti si Junior ke marrë.

Viteve të fundit, platforma GitHub është kthyer si një vendtakim për zhvilluesit si për bashkëpunim me njërin-tjetrin, dokumentim të projekteve, etj.

Por, përpara se të shkojmë më në thellësi për rëndësinë që kjo platformë ka për një zhvillues, le të zbulojmë se çfarë saktësishtë është GitHub.

Definicioni për GitHub

GitHub është një platformë, e cila shërben për të menaxhuar projektet koduese dhe për të mundësuar bashkëpunim mes zhvilluesëve. Duke përdorur një sistem kontrolli versioni të quajtur Git, ai mundëson që disa persona të punojnë në të njëjtin kod njëkohësisht.

Përtej funksionaliteteve teknike të tij, GitHub është kthyer në një vend ku programerët shpërndajnë projektet e tyre dhe sukseset profesionale që kanë arritur.

Me disa fjalë GitHub është një portfolio, ku programerët grumbullojnë dhe menaxhojnë projektet e tyre të kodimit.

Pse është e rëndësishme që një Front-end Developer të ketë një GitHub Portfolio?

  1. Rrjet Social vetëm për programerë

Në janar të vitit 2020, GitHub raportoi se kishe mbledhur diku rreth 40 milionë përdorues, kështu duke e bërë atë hostin më të njohur në planet. Të pasurit një profil në këtë platformë ndihmon që ti të promovosh aftësitë e tua të kodimit, zgjedhjes së problemeve dhe adaptimit, përpara kompanive, rekruterëve apo klientëve të ndryshëm.

  1. Promovim i aftësive teknike

Kompanive nuk ju intereson se sa i/e zgjuar je ti në teori. Ajo që ata kërkojnë janë aftësitë teknike që ti si programer posedon për të zgjedhur problemet e tyre. Ndaj edhe GitHub është vendi, i cili falë projekteve që ti do punosh dhe vendosësh aty do demostrosh se përveç njohurive teorike që ke, ti i posedon edhe aftësitë teknike për të zgjedhur probleme të botës reale.

picture of front-end class
  1. Zhvillimi i aftësisë së zgjidhjes së problemeve

Duke shikuar historinë e ndryshimeve të kodit në Git repository, ti mund të zbulosh aftësitë e tua të zgjidhjes së problemeve. Aty shfaqen mënyrat se si ti u ke dalë mbanë sfidave, u ke bërë “debug” problemeve dhe se si ke ardhur në zgjidhjen e tyre. Këto janë një pjesë shumë e rëndësishme në avancimin tënd në Front-end Development.

  1. Bashkëpunimi me programerë të tjerë

Nëpërmjet GitHub ti mund të bashkëpunosh me programerë të tjerë dhe të ndihmoni njërin-tjetrin në ndërtimin e projekteve. Kështu ti zhvillon aftësinë tënde të bashkëpunimit ekipor, diçka që kompanitë e vlerësojnë shumë tek punonjësit e tyre.

  1. Marrja e feedbacks

Duke shpërndarë kodin dhe projektet e tua online për audiencën, ti u jep mundësi të tjerëve që të të japin feedback për punën që ke bërë. Kjo mundëson që ti të përmirësosh kodin tënd, mësosh nga të tjerët dhe të demostrosh përpara të tjerëve që ti je i hapur ndaj feedback-ut dhe kritikave.

Si përfundim, GitHub është një platformë që ti me doemos duhet ta përvetësosh, nëse dëshiron që të plotësosh karrierën tënde në Front-end Development.

Si mund të mësosh edhe aftësitë e Front-end, por edhe të ndërtosh një GitHub portfolio?

Akademia e Front-end Development në Creative Hub është një Akademi e cila përveçse të ndihmon që të marrësh aftësi në HTML, CSS, JavaScript dhe React JS, ajo gjithashtu të ndihmon që të marrësh edhe aftësitë e buta.

Pas Akademisë, studentët marrin shtesë edhe 4 kurse të tjera bonus:

  • Kursin për GitHub Portfolio
  • Kursin për Freelancer
  • Kursin për LinkedIn
  • Kursin për CV

Pra, ne sigurohemi që secili nga studentët tanë, të jetë jetë i gatshëm për cilindo rrugëtim që ata të marrin qoftë si Freelancer, qoftë si pjestar i një ekipi të një kompanie.

Si mund të fillosh edhe ti?

Grupi i ardhshëm i Akademisë së Front-end Development pritet që të fillojë këtë muaj dhe vetëm edhe 5 vende të lira kanë mbetur!

Apliko tani duke shtypur butonin më poshtë ose bisedo me një nga ekipi në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm