Email Marketing: Çfarë mësojnë studentët?

Arlinda & lundrim sadiku
04.25.2024

Një ndër modulet që studentët e Akademisë së Digital Marketing mësojnë është sigurisht ‘’Email Marketing’’, ku dhe sot do flasim pikërisht për këtë modul.

Në kohën e sotme digjitale, Email Marketing është shndërruar në një mjet mjaft të fuqishëm për bizneset, sidomos për tu lidhur me audiencën e tyre në mënyrë efektive.

Kjo strategji përdoret për të reklamuar produkte ose shërbime, për të njoftuar klientët për ofertat e reja ose për të ndarë përmbajtje të rëndësishme. Le të hedhim një vështrim në atë që studentët do të mësojnë gjatë këtij moduli.

Avantazhet e Email Marketing

Ndryshe nga disa forma të tjera të marketingut, si reklamat tradicionale në media, email marketing-u është relativisht i lirë.

Me një kombinim të personalizimit të fortë, analizave të detajuara dhe mundësisë për të krijuar lidhje të ngushta me klientët, kjo strategji është një armë e fuqishme për të arritur rezultate të shkëlqyera në treg.

Sipas Coursera, një Email Marketer mund të fitoj mesatarisht $56,983 me më pak se një vit përvojë.

Çfarë mësojnë studentët tanë për Email Marketing?

Për shkak të rëndësisë që kjo lloj strategjie e marketingut ka, ne e kemi vendosur atë si një ndër modulet kryesore në Akademinë tonë 7-mujore të Digital Marketing.

Nëpërmjet ligjeratave me ligjëruesin tonë me shumë vite eksperiencë dhe praktikimit nëpërmjet detyrave dhe projekteve përgjatë orëve mësimore, studentët marrin të gjitha aftësitë që ju duhen përsa i përket Email Marketing-ut.

Ata mësojnë:

  • Hyrje bazike
  • Avantazhet dhe sfidat e Email Marketing
  • Segmentimi dhe Personalizimi
  • Llojet dhe dizajnimin e Email-s
  • Platforma të njohura (p.sh, Active Campaign)

Çfarë njohurish do kenë studentët pas përfundimit të modulit?

Pas përfundimit të këtij modulit, studentët do të kenë njohuri të thelluara dhe aftësi praktike për të zhvilluar, zbatuar dhe menaxhuar strategji të Email Marketing në një ambient profesional.

 Disa prej njohurive që ata do të marrin pas përfundimit të modulit janë:

  • Planifikimin e fushatave
  • Krijimin e përmbajtjes së email-it
  • Segmentimin e audiences
  • Monitorimin e performancës.

Si mund të fillosh edhe ti rrugën e suksesit?

Akademia e Digital Marketing në Creative Hub është vendi i duhur ku ti mund të fillosh dhe të mësosh gjithçka që të duhet për tu bërë një Digital Marketer i kompletuar.

Kjo Akademi ka gjithsej 6 module, ku secila elaborohet në mënyrë të veçantë sidomos me anë praktike, në mënyrë që të jenë më të dobishme për botën reale.

Grupi i fundit për këtë sezon po fillon së shpejti dhe kanë mbetur vetëm edhe 2 vende të lira!

Nxito dhe apliko online duke shtypur butonin më poshtë ose telefono në 049 334 437.

Artikuj të ngjashëm