Benefitet e Human Resources: Çfarë aftësish fitoi Naimi?

Benefitet e Human Resources: Çfarë aftësish fitoi Naimi?

Burimet Njerëzore ose HR janë një pjesë jetike e çdo biznesi – pavarësisht nga madhësia.

Departamentet e burimeve njerëzore ndihmojnë në zhvillimin e kompanive, ekipeve, trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve, ruajtjen e një mjedisi të sigurt pune dhe shumë të tjera. Për të shpërndarë më shumë informacione me ju në lidhje me benefitet e një karriere në HR, ne kemi përgaditur një intervistë me Naimin, studentë i Akademisë së Burimeve Njerëzore, ku do na elaborojë më shumë për këtë pjesë.

Creative Hub: Naim, si ka qenë jeta jote para se të regjistrohesh në Akademi dhe çfarë ke studiuar?

Naimi: Në karrieren time profesionale kam pasur një përvoje të pasur dhe të diversifikuar në fusha të ndryshme të sektorit publik dhe privat.

Fillimisht, karrierën time e kam filluar në kompaninë time në fushën e teknologjise dhe inovacionit në Syri Ylli L.L.C dhe pas kësaj, kam punuar në institucionet qeveritare, duke filluar nga Ministria e Administrimit të pushtetit lokal dhe më pas në Kryeministri, IPKO Telecommunications L.L.C, AS L.L.C, WLSA L.L.C.

Studimet i kam përfunduar në fushën e IT dhe Inovacionit, Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe kam ndjekur trajnime profesionale në fushen e menaxhimit, udhëheqjes, administrimit dhe të tjera.

Kjo përvojë dhe aftësi të përgjithëshme më kanë pajisur me një bazë të fortë për të udhëhequr në fushën time të punës dhe për të arritur sukses në karrierën time profesionale.

Creative Hub: Pse vendose të transformoje karrierën në Human Resources?

Naimi: Vendimi për të ndjekur një transformim karriere në sektorin e Burimeve Njerezore ka qenë një zgjedhje e ndërgjegjshme dhe e qellimshme për mua.

Poashtu e nxitur nga disa faktor si interesimin dhe pasioninin për këtë fushë dhe aftesitë që kam marrë ndër vite janë shumë të zbatueshme për BNJ dhe më përgaditën për një sfide të re dhe duke marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e BNJ në kohën e sotme në botën e biznesit.

Zgjedhja për të ndjekur një tranzicion karriere në fushën e Burimeve Njerezore u nxit përfundimisht nga një përputhje midis pasionit tim, grupit të aftësive dhe aspiratave për të realizuar ndryshime të mira brenda bizneseve dhe jetës së individëve.

Creative Hub: Nga strategjitë e proceseve në HR që keni, cila është ajo që ju ka lënë më së shumti përshtypje për ta aplikuar në të ardhmen kur të jesh një HR?

Naimi: Një nga strategjitë e procesit të BNJ që më ka lënë një përshtypje të qëndrueshme dhe ka rëndesi të madhe për profesionistët e ardhshëm të BNJ është qasja e pjesëmarrjes së punonjësve.

Angazhimi organizativ përfshin një sërë veprimesh dhe politikash të ndryshme që synojnë të nxisin përfshirjen, motivimin dhe lidhjen e punonjësve me firmen.

Përfshirja e punonjësve është një komponent thelbësor në krijimin e një mjedisi pune të fortë dhe efikas. Krijimi i një mjedisi pune që nxit ndjenjën e vlerës dhe dëgjimin aktiv i fuqizon punëtoret të kontribuojnë aktivisht me mendimet dhe energjinë e tyre drejt objektivave të organizatës.

Creative Hub: Çdo karriere ka sfida. Cila ka qenë një sfide që je perballur kur ke filluar të mesosh HR, dhe si ja ke dalur mbanë?

Naimi: Një nga sfidat e para të HR që jam ndeshur i përkiste menaxhimit efektiv të natyrës së ndërlikuar dhe të larmishme të individëve brenda mjedisit profesional.

Unë kam një kuptim rudimentar të menaxhimit të personelit dhe kam besimin se zbatimi i teknikave të caktuara do të trajtonte në mënyrë efektive shumicën e sfidave organizative.

Creative Hub: Sa e vlerëson pjesën praktike të modulit që keni ndjekur në Akademi dhe si të ka ndihmuar kjo pjesë në përceptimin tënd ndaj fushës së Burimeve Njerëzore?

Naimi: Komponenti praktik i programit të ndjekur deri tani në Akademi ishte i jashtëzakonshëm në formësimin e të kuptuarit tim për fushën e Burimeve Njerëzore.

Pjesa praktike e moduleve ka ndikuar ndjeshëm në të kuptuarit dhe zbatimin e informacionit akademik brenda mjedisit profesional. Gjatë praktikës më është dhënë mundësia të përdorë teoritë dhe taktikat e fituara brenda një mjedisi autentik profesional, duke fituar kështu ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj pengesave dhe mundësive të lidhura.

Creative Hub: Cilat jane 3 gjërat që të kanë lënë më së shumti përshtypje në Creative Hub?

Naimi: Gjatë kësaj periudhe gjërat që më së shumti më kanë lënë përshtypje janë:

  • Përmbajtja dhe relevanca
  • Cilësia dhe mënyra e mësimdhënies
  • Mundësitë e aplikimit dhe transferimit të njohurive

Creative Hub: Përgjatë Akademisë, juve ju ndjekin edhe tasqe e detyra. A mund të na flasësh për njërën prej tyre që ti ke realizuar?

Naimi: Pjesëmarrja dhe mundësia e angazhimit në lidhje me projektin për ‘’Matjen e Vitalitetit Organizativ’’ ka qenë një mundësi e vlerësuar të cilën e ka krijuar Akademia që edhe ne të kontribojm në zhvillimin e programeve me interes për Akademinë.

Creative Hub: Për fund, çfarë këshille do ju jepje atyre që dëshirojnë të fillojnë karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore?

Naimi: Për ata që dëshirojnë të fillojnë karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore, më poshtë janë disa këshilla.

Investoni në edukim dhe përgatitje të vazhdueshme në fushën e Burimeve Njerezore. Kjo përfshinë marrjen e diplomave, çertifikimeve dhe mësimin e njohurive të reja për praktikat më të mira dhe tendencat aktuale në fushën e HR.

Aftësitë komunikative janë thelbësore në fushën e Burimeve Njerëzore. Ndërtimi i aftësive të mira të komunikimit, aftësive për të menaxhuar konfliktet dhe për të zhvilluar marrëdhënie të mira me punonjësit dhe menaxhmentin është jetësore.

Përpjekja për të mësuar gjatë gjithë karrierës suaj dhe për të rritur aftësitë tuaja profesionale është jetësore për suksesin tuaj në këtë fushë.

Duke u përqëndruar në këto këshilla dhe duke pasur një qasje të përgjegjshme dhe të përkushtuar ndaj punës në fushën e Burimeve Njerëzore, ju do të jeni në rrugen drejt një karriere të suksesshme.

Bashkohu me grupin e fundit të sezonit të Akademisë së HR dhe përfito një bursë prej 500 EURO!

Mos e humb këtë mundësi – apliko tani duke klikuar butonin më poshtë ose telefononi në 049 334 437.

Transformimi i karrierës në HR: Njihuni me Violetën

Transformimi i karrierës në HR: Njihuni me Violetën

Ashtu siç shumë studentë në Creative Hub sakrifikuan për të ndryshuar karrierën e tyre për të hyrë në botën e suksesit, po të njëjtën gjë e bëri edhe Violeta.

Megjithatë, ka shumë arsye fantastike pse njerëzit zgjedhin të ndjekin një karrierë të re. Ndërsa tranzicioni kërkon punë, por për ata të cilët janë të gatshëm të bëjnë hapin me shumë përkushtim, do jetë një nga vendimet më të mira që do bëjnë ndonjëherë.

Për më shumë informacione rreth kësaj teme dhe eksperiencës së saj në Creative Hub, ne kemi përgaditur një intervistë me Violeta Avdylaj.


Creative Hub: Violeta, na fol pak për veten.

Violeta: Unë quhem Violetë Avdylaj. Jam nga Istogu dhe jetoj në Prishtinë. Ajo që më karakterizon më së shumti është sinqeriteti dhe përkushtimi në çdo gjë që bëj. Sa i përket pasioneve të mia, mund të them që kam leximin, udhëtimet dhe shëtitjet në natyrë.

Kam diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë – Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Poashtu prej disa vitesh punoj në sektorin e shitjeve në kompaninë RICOH në Prishtinë.


Creative Hub: Pse vendose të transformoje karrierën në Human Resources? 

Violeta: Arsyeja se pse vendosa të ndryshojë karrierën në Burime Njerëzore është sepse çdo ditë e më shumë firmat apo bizneset po e kuptojnë rolin kyç që kanë Burimet Njerëzore në arritjen e objektivave të një biznesi.

Duke qenë se jam një  person që çdoherë dua të mësoj gjëra të reja, zgjodha të zgjeroj njohuritë e mia edhe në fushën e Burimeve Njerëzore në Creative Hub.

Creative Hub: Nga strategjitë e proceseve në HR që keni, cila është ajo që ju ka lënë më së shumti përshtypje për ta aplikuar në të ardhmen kur të jesh një HR?

 Violeta: Nga strategjitë e proceseve në Burime Njerëzore, ajo që më ka lënë më së shumti përshtypje është pikërisht hapi i parë – duhet bërë një analizë e mirëfilltë për të identifikuar nevojat e organizatës, një planifikim strategjik, zbatimin e atyre planeve si dhe kontrollin e strategjisë.

Pastaj përshtypje më kanë lënë edhe strategjia e trajnimit, aspektet ligjore, rekrutimi dhe selektimi, angazhimi i punonjësve dhe shumë e shumë gjëra të tjera të dobishme për tu aplikuar në të ardhmen.

Creative Hub: Çdo karrierë ka sfida. Cila ka qenë një sfidë që je përballur kur ke filluar të mësosh HR, dhe si ja ke dalur mbanë? 

 Violeta: Kur vendosim të transformojmë karrierën tonë, natyrisht që është një sfidë në vete, e cila mund të jetë shumë e frikshme dhe sigurisht edhe stresuese. Megjithatë, kur drejtohemi në vendin e duhur, siç është rasti me Akademinë e Creative Hub, siç bëra edhe unë, atëherë vështirësitë tejkalohen lehtë dhe me shumë motiv.

Creative Hub: Sa e vlereson pjesën praktike të modulit që keni ndjekur në Akademi dhe si të ka ndihmuar kjo pjesë në përceptimin tënd ndaj fushës së Burimeve Njerëzore?

 Violeta: Natyrisht që pjesa praktike është shumë e rëndësishme. Aty shohim për së afërmi se si duhen implementuar njohuritë e fituara në praktikat e përditshme të punës duke e bërë kuptimin e teorisë shumë më të kapshme.

Creative Hub: Cilat janë 3 gjërat që të kanë lënë më së shumti përshtypje në Creative Hub?

 Violeta: Gjërat që më kanë lënë përshtypje në Creative Hub janë shumë, por do të veçoj tre nga to:

  • Atmosfera shumë pozitive që përjetohet në mes të ligjëruesve, studentëve dhe administratës.
  • Përkushtimi, bashkëpunimi dhe inkurajimi i ligjëruesve si Fortesa Manaj, Ardian Rexha dhe Hana Gashi Salihu.
  • Fleksibiliteti i orarit të ligjëratave dhe mundësia e qasjes online, që e bëjnë më të lehtë për të përshtatur mësimin me jetën e përditshme.

Creative Hub: Përgjatë Akademisë, juve ju ndjekin edhe tasqe e detyra. A mund të na flasësh për njërën prej tyre që ti ke realizuar?

Violeta: Gjatë Akademisë kemi realizuar detyra dhe ushtrime për çdo modul që kemi ndjekur. Filluam me testin në Menaxhimin Strategjik, vazhuam me rastet studimore në Aspektet Ligjore, dhe kemi zhvilluar detyra dhe kuize në modulin e Rekrutimit, dhe shumë të tjera.

Në veçanti, dua të theksoj ushtrimin e modulit të fundit, ‘Angazhimi i Punonjësve’, për të cilin më është dhënë vlerësimi: Just Perfect!

Creative Hub: Për fund, çfarë këshille do ju jepje atyre që dëshirojnë që të fillojnë karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore?

Violeta: Këshilla ime për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore është të zgjedhin vendin e duhur për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Në këtë drejtim, unë rekomandoj Creative Hub. Në fund të fundit, mos harroni: mos humbni kohë! Çdo moment është i çmuar në rrugën drejt suksesit.

Si mund të fillosh edhe ti rrugën e suksesit?

Akademia e Human Resources ofron 9 module të përqendruara në anën praktike për t’ju përgatitur për sfidat e botës së vërtetë.

Grupi i fundit për këtë sezon po fillon shumë shpejt dhe ka vetëm 5 vende të disponueshme! Mos e humb këtë mundësi – apliko tani duke klikuar butonin më poshtë ose telefononi në 049 334 437.

Marketing Career Upgrade: Historia e Arbnorës

Marketing Career Upgrade: Historia e Arbnorës

Arbnora Gashi është e përzgjedhura e rradhës si një nga top-studentet nga grupi i 5-të i Akademisë së Digital Marketing.

Për të mësuar më shumë rreth saj dhe se si po ja del ajo mbanë që të zhvillohet në industrinë e Digital Marketing, ne realizuam një intervistë së bashku.

Creative Hub: Arbnora, na fol pak për veten.

Arbnora: Jam Arbnora Gashi, 25 vjeçare nga Prishtina. Kam përfunduar studimet për Menaxhment dhe Marketing, gjithashtu për momentin punoj në një kompani marketingu.

Creative Hub: Pse vendose të vije në Akademi dhe të avancoheshe në fushën e Digital Marketing më shumë?

Arbnora: Duke marrë parasysh trendin e rritjes së digjitalizimit në të gjitha sektoret, përfshirë biznesin dhe marketingun, njohuritë dhe aftësitë në marketingun digjital janë gjithnjë e më të kërkuara në tregun e punës.

Përmirësimi i aftësive te mija në marketingun digjital do më japë mundesi që profesionalisht të sfidoj veten më shumë dhe të mësoj nga praktika digjitale e të bërit marketing.

Creative Hub: A mund të na flasësh për disa nga gjërat që ke përvetësuar përgjatë Akademisë këto 3 muaj?

Arbnora: Përgjatë këtyre muajve unë kam arritur të mësoj rreth:

Google Ads:

  • Krijimi i fushatave reklamuese
  • Zhvillimi i strategjive të shënjestrimit
  • Optimizimi i fushatave

 Google Tag Manager

  • Implementimi i ndjekjes së ngjarjeve
  • Menaxhimi i Kodit
  • Integrimi i platformave të ndryshme

 Google Analytics

  • Monitorimi i trafikut
  • Analiza e performancës
  • Optimizimi i përmbajtjes
picture of digital marketing class

Creative Hub: Në bazë të asaj që ke mësuar, pse mendon se është e rëndësishëm reklamimi në Google për një biznes?

Arbnora: Reklamimi në Google është i rëndësishëm për bizneset për shkak të zhvillimit të audiencës, opsioneve të shënjestrimit të sofistikuara, kostos efektiv, rezultateve të matshme dhe analitikave të detajuara, dukshmërinë e Markës.

Creative Hub: Ti deri tani ke marrë pjesë në modulet Google Ads, Tag dhe Analytics. Pasi që këto janë module shumë teknike, ju në fund të tij do keni edhe projektin real, ku do keni mundësi që të lansoni reklama të vërteta për Creative Hub me një buxhet prej 300 Dollarësh. A mendon se ky projekt do të të ndihmojë për të praktikuar gjërat që ke mësuar dhe ta vendosësh atë në portfolion tënd?

Arbnora: Po, një projekt real në të cilin do të kam mundësi të lansoj reklama të vërteta për Creative Hub do të jetë një përvojë e vlefshme për të praktikuar njohuritë dhe aftësitë që kam mësuar në modulet e Google Ads, Tag Manager dhe Analytics.

Duke punuar në një projekt të vërtetë, do të kam mundësi të zbatoj njohuritë në një kontekst praktike dhe të përballem me sfidat reale të reklamimit në internet. Kjo përvojë do me ndihmojë të zhvilloj aftësitë e nevojshme për të qenë efektiv në rolin që kam.

Creative Hub: Çdo karrierë ka sfida në fillim. Cila ka qenë pjesa sfiduese që ke hasur kur ke filluar dhe si ja dole mbanë?

Arbnora: Një nga sfidat gjatë rrugëtimin tim në fushën e marketing, është mungesa e qasjes në trajnime të specializuara dhe të dobishme në fushën e marketingut digjital.

Kjo ka qenë një sfidë për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të kurseve dhe trajnimeve të specializuara, si dhe për shkak të kohës së kufizuar për të ndjekur trajnimet në mënyrë të rregullt.

Kam ndërmarrë hapa të ndryshëm, kam shfrytëzuar platformat online të trajnimeve si Coursera, Udemy, dhe LinkedIn Learning për të gjetur kurse të specializuara në marketing digital.

Përveç trajnimeve formale, kam përdorur burime alternative si webinarë, seminare online, blogje dhe podcaste për të marrë informacion dhe strategji të reja në fushën e marketingut digjital.

Creative Hub: Cilat janë 3 gjërat që të kanë lënë më së shumti përshtypje në Creative Hub?

Arbnora: 3 gjërat që do të vlerësoja në Creativ Hub janë:

  • Gatishmeria për të ndihmuar studentët
  • Motivimi për studentët
  • Ligjërimi

Creative Hub: Çfarë këshille do ju jepje atyre që dëshirojnë që të fillojnë në Digital Marketing, por akoma kanë pasiguri?

Arbnora: Këshilla ime për ata që dëshirojnë të fillojnë këtë program është që të mos ndjehen të pasigurt, por të përdorin kohën për të eksploruar dhe për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë në fushën e marketingut digjital.

Duke pasur një qasje të përkushtuar dhe të përshtatur, mund të arrijnë sukses në këtë fushë stimuluese dhe të përfitojnë nga mundësitë e shumta që ajo ofron.

Dëshiron që edhe ti të fillosh në Digital Marketing si Arbnora?

Grupi i ardhshëm vetëm se ka filluar të mbushet!

Apliko tani online duke shtypur butonin më poshtë ose bisedo me një nga ekipi në 049 334 437.

Mundësitë e pafundme në HR: Rrugëtimi i Editës

Mundësitë e pafundme në HR: Rrugëtimi i Editës

”Njerëzit janë pjesa më e rëndësishme dhe më e vlefshme e një kompanie” – këto janë fjalët me shumë peshë dhe vërtetësi të Edita Rogova, një ndër studentet më të motivuara dhe gazmore të Akademisë së Human Resources në Creative Hub.

Për të kuptuar më shumë gjëra rreth Editës, ne kemi përgaditur një intervistë me të ku do ndajë bashkë me ne eksperiencën e saj përgjatë Akademise, duke u fokusuar në përfitimet e Akademisë dhe njëkohësisht edhe fushës së Burimeve Njerëzore.

Creative Hub: Edita, na fol pak për veten.

Edita: Unë jam Edita Rogova, jam 32 vjeçare dhe jetoj në qytetin e Gjakovës. Mund të them që jam një individ i duruar, kreativ dhe i orientuar drejt detajeve.

Pasioni im është shkrimi, leximi, udhetimi dhe vullnetarizmi. Më pëlqen poashtu të eksperimentoj me gjëra të reja dhe një nga motivimet e mia është mundësia për zhvillim të aftësive të reja ashtu siç ja bëra në fushën e Burimeve Njerëzore në Creative Hub.


Creative Hub: Si ka qenë jeta jote para se të regjistrohesh në akademi dhe çfarë ke studiuar?

Edita: Unë kam përfunduar studimet Bachelor në drejtimin: Menaxhment dhe Administrim Biznesi. Trajnimet, kurset, workshopet kanë qenë pjesë e rritjes së karrierës që në ditët e para, të tilla si : Administrim Biznesi, Ndërrmarrësi, Kontabilitet etj..

Prej 10 vitesh punoj në kompaninë Comodita Home, ku fillimisht fillova si një Menaxhere Dyqani dhe tani si Zyrtare Administrative.

Creative Hub: Pse vendose të transformoje karrierën në Human Resources? 

Edita: Human Resources është një karrierë e cila përshkon sifda, emocione dhe mundësi të pafundme. Pasioni për të punuar me njerëzit është një nga arsyjet kryesore e ndjekjes së Akademisë për Human Resources sepse mendoj që njerëzit janë pjesa më e rëndësishme dhe më e vlefshme e një kompanie.

Viteve të fundit kam mësuar shumë në lidhje me sjelljen njerëzore dhe mendova se përse mos t’i zbatoja këto njohuri në ndonjë organizatë për të krijuar një mjedis pune sa më pozitiv.

Creative Hub: Nga strategjitë e proceseve në HR që keni, cila është ajo që ju ka lënë më së shumti përshtypje për ta aplikuar në të ardhmen kur të jesh një HR?

Edita: Pasioni im është pa diskutim në tërësi për Human Resources, por strategjia me më së shumti përshtypje që e kemi mësuar gjatë Akademisë dhe që do e veçoja është:

Menaxhimi Strategjiki cili na mësoj që:

Nëse nuk ndërtojmë një menaxhim strategjik të duhur, nuk do te realizojmë arritje të synimve dhe krijim te duhur te marrëdhënjeve njerëzore.
Një menaxhim strategjik i duhur është esencial për qëndrueshmërin, ngritjen dhe zhvillimin e një kompanie.

Creative Hub: Çdo karrierë ka sfida. Cila ka qenë një sfidë që je përballur kur ke filluar të mësosh HR, dhe si ja ke dalur mbanë?

Edita: Pjesa më sfiduese kur kam filluar të mësojë HR në Akademi ka qenë pjesa ligjore, por duke pasur një ligjëruese me shumë durim dhe e përkushtuar, e cila është munduar  të na thjeshtësojë dhe të jetë gjithmonë afër neve studentëve në çdo pjesë ku ne kemi ngecur. Vlen të theksohet se me punë dhe përkushtim arrihen të gjitha.

Creative Hub: Sa e vlereson pjesën praktike të modulit që keni ndjekur në Akademi dhe si të ka ndihmuar kjo pjesë në përceptimin tënd ndaj fushës së Burimeve Njerëzore?

Edita: Në Creative Hub kemi fituar shumë njohuri praktike. Ligjëruesit tanë na kanë ndihmuar që teorin e ligjeratave ta rikthejnë në praktikë duke dhënë shembuj të llojeve të ndryshme nga ana e praktikes me anë të rasteve studimore, ushtrimeve si dhe projekteve të ndryshme.

Creative Hub: Cilat janë 3 gjërat që të kanë lënë më së shumti përshtypje në Creative Hub?

Edita: Gjërat që më kanë lënë më së shumti përshtypje në Creative Hub janë:

  • Pozitiviteti brenda Akademisë
  • Mundësia për tu kyçur online, në pamundësi për të qenë fizikisht
  • Mbështetja nga ligjeruesit dhe nga stafi i Creative Hub

Creative Hub: Përgjatë Akademisë, juve ju ndjekin edhe tasqe e detyra. A mund të na flasësh për njërën prej tyre që ti ke realizuar?

Edita: Një nga anët më mbreslënëse gjatë studimeve në Akademi është punimi i projekteve dhe raste të ndryshme të studimit, përmes të cilave jemi zhvilluar dhe jemi aftësuar në menyrë pozitive.

Detyra e fundit ka qenë në kuader te modulit të ‘’Angazhimit te Punonjesve’’ nga ligjëruesja jonë e dashur Fortesa Manaj, e cila ka qenë shumë e dashur dhe shumë motivuese gjatë gjithë moduleve, projekteve dhe detyrave përmes të cilave jemi zhvilluar gjatë gjithë kohës.

Kurse projekti i fundit ka qenë punë grupore që kërkonte përpilimin e një pyetësori që kishte për qëllim pasqyrimin dhe atmosferën brenda Akademisë si dhe angazhimin dhe kënaqësinë e studentëve dhe pedagogëve.

Creative Hub: Për fund, çfarë këshille do ju jepje atyre që dëshirojnë që të fillojnë karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore?

Edita: Nëse shquhesh për durim, komunikim, shpirt empatik, komunikues dhe strateg atëherë fillo këtë rrugëtim dhe zhvillohu në profesionin më të bukër dhe më sfidues.

Do të inkurajoja këdo që është i interesuar të mësojë rreth Burimeve Njerezore që të eksplorojë fushën, të mbledhë informacion dhe të qëndrojë i hapur ndaj mundësive të reja sepse Burimet Njerezore, si industri, po evulon me  shumë shpejtësi prandaj duhet të jemi në hap me zhvillimin sepse menaxhimi i tyre është një sfidë për kompanitë.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kyçen në fushën e  Burimeve Njerëzore, unë ju sugjeroj të ndjekni Akademinë e Human Resources në Creative Hub sepse këtu unë mësova që kjo fushë nuk ka të bëjë vetëm me kontrata, pushime ose dosje të punëtorëve, por Burimet Njerezore janë pjesë kyqe në suksesin dhe mos-suksesin e një organizate.

Uroj për te gjithë ju motiv dhe vullnet të ndjekni këtë udhëtim të bukur ashtu si e ndjeka unë në Creative Hub dhe u arsimova në mënyrën më dinjitoze sepse ‘’ Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë të suksesit’’

A je gati të përjetosh kënaqësinë e suksesit në Creative Hub ashtu siç bëri Edita?

Regjistrimet për grupin e ardhshëm janë hapur dhe vetëm edhe 5 vende të lira kanë mbetur!

Nxito dhe apliko online duke shtypur butonin më poshtë ose telefono në 049 334 437.

Karrierë në fushën e Aviacionit, por tani rrugës si një HR: Historia e Samirit

Karrierë në fushën e Aviacionit, por tani rrugës si një HR: Historia e Samirit

Ndryshimi i karrierës mund të jetë një hap shumë sfidues por në të njejtën kohë shumë i vlefshëm, pikërisht këtë gjë e realizoi Samiri, një ndër studentët më aktiv të Akademisë së Human Resources.

Samiri e bëri hapin e parë drejt dëshirës së tij që e kishte pritur për të ja filluar për shumë kohë, ku i’u bashkëngjit Creative Hub për të hyrë në botën e suksesshme të burimeve njerëzore.

Për të kuptuar më shumë për eksperiencën e deritanishme të Samirit në Akademi, ne kemi përgaditur një intervistë me të që të zbulojmë më shumë edhe rreth historisë së tij.

Samir, na fol pak për veten. Si ka qenë jeta jote para se të regjistrohesh në akademi?

Samiri: Gjithmonë kam qenë i interesuar të sfidoj vetën në fusha të ndryshme dhe HR gjithmonë ka qenë një nga fushat e mia favorite dhe kam pritur deri në momentin e duhur për të bërë një hap përpara në këtë fushë.

Kam përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Shkenca Politike dhe Administratë Publike dhe vazhdova me Master në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare – Diplomaci.

Për më shumë se 6 vite punoj në industrinë e aviacionit, respektivisht në Aeroportin e Prishtinës, në sektorin e shërbimit të pasagjerëve dhe poashtu me një eskperiencë për 2 vite si Sales Officer.

Pse vendose të transformoje karrierën nga Sales Officer në Human Resources?

Samiri: Duke hulumtuar tregun e punës në vendin tonë dhe duke marrë parasysh një rritje dhe kërkesë të vazhdueshme për HR të specializuar, gjithashtu duke iu bashkëngjitur kësaj edhe përafrimin që kjo fushë ka me studimet e mia, kam vendosur që të fokusohem në këtë fushë.

Nga strategjitë e proceseve në HR që keni, cila është ajo që ju ka lënë më së shumti përshtypje për ta aplikuar në të ardhmen kur të jesh një HR?

Samiri: Marrë në tërësi, të gjitha proceset në HR kanë një rëndësi të veçantë në aplikimin e tyre për të arritur suksesin e dëshiruar, por kam dëshirë të veçojë procesin e rekrutimit dhe gjetjen e talentëve për kompaninë ku punon, ngase është shumë e rëndësishme përzgjedhja e kandidatëve të duhur dhe mbi të gjitha mbajtja e tyre të motivuar në punë që kompania të ketë suksesin e dëshiruar.

Çdo karrierë ka sfida. Çfarë mendon që duhet të kesh për tu përballur me ato?

Samiri: Është e vërtetë që çdo fillim i ri i ka sfidat e veta, por në momentin që ke motivimin e duhur dhe je i përkushtuar maksimalisht në atë se çfarë dëshiron të realizoshë, patjetër që secila sfidë është e tejkalushme.

Sa e vlereson pjesën praktike të modulit që keni ndjekur në Akademi dhe si të ka ndihmuar kjo pjesë në përceptimin tënd ndaj fushës së Burimeve Njerëzore?

Samiri: Pjesa praktike më ka ndihmuar shumë që të përforcojë të gjitha ato që i kemi mësuar gjatë ligjeratave, më gjerësisht duke pasur diskutime dhe shkëmbim të ideve te ndryshme në grup.

Pjesa praktike pa dyshim të ndihmon që të kesh një përceptim shumë më të lehtë dhe të qartë në fushën e Burimeve Njerëzore sidomos kur je në fillim të karrierës.

Cilat janë 3 gjërat që të kanë lënë më së shumti përshtypje në Creative Hub?

Samiri: Tre gjërat që më kanë lënë përshtypje në Akademi janë vizioni i qartë i Akademisë, ligjëruesit janë tejet bashkëpunues dhe të përgatitur profesionalisht, mundësitë e shumta për ndjekjen e ligjeratave si dhe afërsia e stafit të Akademisë.

Përgjatë Akademisë, juve ju ndjekin edhe tasqe e detyra. A mund të na flasësh për njërën prej tyre që ti ke realizuar?

Samiri: Vlen të veçohet projekti në kuadër të modulit ‘’Angazhimi i punonjësve’’ ku në bashkëpunim me gjithë grupin kemi hartuar një pyetësor që do të realizohet brenda Akademisë për studentët dhe profesorët për matjen e vitalitetit organizativ në Akademi.

Për fund, çfarë këshille do ju jepje atyre që dëshirojnë që të fillojnë karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore?

Samiri: Për gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë një karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore, unë pa as edhe një hezitim ju rekomandoj që të bëheni pjesë e Creative Hub nëse dëshironi një zhvillim profesional nga profesionistët e kësaj fushe.

Dëshiron që të fillosh rrugën e suksesit ashtu si Samiri?

Regjistrimet për grupin e ardhshëm janë hapur dhe vetëm edhe 5 vende të lira kanë mbetur!

Nxito dhe apliko online duke shtypur butonin më poshtë ose telefono në 049 334 437.

Nga Graphic Designer në Digital Marketer: Si po ja del mbanë Ndriçimi?

Nga Graphic Designer në Digital Marketer: Si po ja del mbanë Ndriçimi?


Njihuni me Ndriçmin, një ndër studentët më të dalluar dhe aktiv të Akademisë së Digital Marketing.

Marketingu digjital është një pjesë kyçe sidomos kur menaxhoni biznes personal. 

Këtë gjë e bëri Ndriçimi, përveç se një Graphic Designer ai menaxhon edhe një Printing Studio. Në mënyre që të arrijë të realizojë qëllimet dhe objektivat e biznesit të tij, Ndriçimi zgjodhi Creative Hub që të trajnohet në Digital Marketing. 

Në mënyrë që të zbulojmë se si po ja del mbanë Ndriçimi, ne kemi përgaditur një intervistë me të ku do na tregojë më shumë rreth eksperiencës së tij deri tani në Akademi.

Ndriçim, na fol pak për veten. Si ka qenë jeta jote para se të regjistrohesh në akademi?

Ndriçimi: Jam Ndriçim Duraku, 25 vjeç nga Krusha  e Madhe.

Në Universitet kam studiuar dizajn grafik dhe multimedia ku para se të regjistrohesha në Akademinë e Digital Marketing në Creative Hub kam punuar në këtë fushë.

Pse vendose të vije në Akademi dhe të avancoheshe në fushën e Digital Marketing?

Ndriçimi: Arsyeja se pse vendosa të bëhem pjesë e Creative Hub është sepse marketingu digjital po zgjerohet me shpejtësi, duke krijuar shumë mundësi për punësim, avancim dhe rritje profesionale.

Akademia e Digital Marketing po më ofron njohuri të thelluara dhe trajnime që mund të më përgatisin për sfidat dhe mundësitë e kësaj industrie.

Ti ke disa muaj tani në Akademi. A mund të na flasësh se çfarë ke mësuar deri më tani? Veglat, teknikat, platformat, etj.

Ndriçimi: Modulet e deritanishme kanë qenë shumë efektive sa i përket anës teknike si dhe praktike.

Deri tani kemi mësuar rreth platformave Google Ads & Facebook Ads, duke shtjelluar kuptimin e platformave, dhe njëkohësisht idenë e krijimit të kampanjave nga ana teknike dhe praktike.

Sapo keni përfunduar modulin e Facebook Ads, a mund të na flasësh pak se çfarë keni mësuar gjatë këtij moduli?

Ndriçimi: Gjatë modulit të Facebook Ads në Akademinë e Digital Marketing kam mësuar teknikat e nevojshme të cilat nevojiten për ndërtimin e një kampanje te sukseshme si mënyren e targetimit të audiencës, menaxhimin e buxhetit, analizen e rezultateve dhe shumë leksione të tjera.

Pse mendon se është e rëndësishëm reklamimi në Facebook për një biznes?

Ndriçimi: Mendoj që reklamimi ne Facebook është shumë i nevojshëm për arritjen e audiencave të synuara, rritjen e kompanisë si brand dhe poashtu të ketë rritje në aspektin e përfitimeve.

Ti deri tani ke marrë pjesë në modulet Google Ads, Tag dhe Analytics. Pasi që këto janë module shumë teknike, ju në fund të tij do keni edhe projektin real, ku do keni mundësi që të lansoni reklama të vërteta për Creative Hub me një buxhet prej 300 Dollarësh. A mendon se ky projekt do të të ndihmojë për të praktikuar gjërat që ke mësuar dhe ta vendosësh atë në portfolion tënd?

Ndriçimi: Mundësia e praktikes në një projekt real është mundësia më efektive që mund të bëjë një Akademi për studentët e tyre.

Kjo pasi që do të kemi më shumë njohuri se si gjërat funksionojnë në jetën reale dhe të jemi më të përgaditur për botën e marketingut.

Cilat janë gjërat që të kanë lënë më së shumti përshtypje në Creative Hub?

Ndriçimi: Vlerësimi për Creative Hub 10/10 duke filluar nga serioziteti, bashkëveprimi me student dhe mënyra e ligjerimit.

Cili është qëllimi yt pasi të jesh certifikuar si Digital Marketer?

 Ndriçimi: Qëllimi im pas çertifikimit në Akademinë e Digital Marketing është për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe avancuar njohuritë e mia në fushën e marketingut digjital.

Çfarë këshille do ju jepje atyre që dëshirojnë që të fillojnë në Digital Marketing, por akoma kanë pasiguri?

 Ndriçimi: Të gjithë personave që ndihen ende të pasigurt të fillojnë një karrierë në Digital Marketing do ia kisha propozuar të bashkangjiten në Creative Hub sepse është një mundësi ideale për të fituar njohuritë e nevojshme për botën e biznesit nga ligjërues me përvojë të gjatë të kësaj fushe.

Si mund të fillosh edhe ti rrugën e suksesit?

Nëse je një person që ke synim të ndryshosh karrierën tënde ose ke dëshirë që biznesi yt të ketë më shumë sukses në botën profesionale, atëherë fillo të ndjekësh hapat e Ndriçimit në rrugëtimin e një karriere të suksesshme. 

Akademia e Digital Marketing ka gjithsej 6 module, ku secila elaborohet në mënyrë të veçantë sidomos me anë praktike në mënyrë që të jenë më të dobishme për botën reale. 

Grupi i fundit për këtë sezon po fillon së shpejti dhe kanë mbetur vetëm edhe 5 vende të lira!

Nxito dhe apliko online duke shtypur butonin më poshtë ose telefono në 049 334 437.