Rëndësia e vizitës së studentëve në një kompani reale

Rëndësia e vizitës së studentëve në një kompani reale

Në një Akademi të përkushtuar për zhvillimin e talenteve, një nga momentet më të rëndësishme është sigurisht vizita e studentëve në një kompani reale.

Kjo nuk është thjesht një udhëtim në terren; është një mundësi e rrallë për të kuptuar se si konceptet teorike zbatohen në praktikë dhe për të krijuar një lidhje të rëndësishme midis teorisë dhe realitetit të biznesit.

Cila është një ndër apspektet më frymëzuese për studentët gjatë një vizite të tillë?

Një nga aspektet më frymëzuese të një vizite të tillë është mundësia për të biseduar me profesionistët e fushës. Për studentët, ky është një rast i jashtëzakonshëm për të dëgjuar nga njerëzit që kanë përjetuar sfidat dhe sukseset e fushës së HR në botën e biznesit.

Ata mund të marrin këshilla të vlefshme, të ndajnë përvojat e tyre dhe të kuptojnë se si të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në këtë fushë.

Kë vizituan studentët e Human Resouces?

Studenët e Akademisë së Human Resources së fundmi patën nderin të vizitonin kompaninë Talent Network Prishtina që ishte një moment shumë i veçantë në rrugën e tyre të zhvillimit profesional.

Ata patën mundësinë të njihen me praktikat më të mira të botës së HR në një kompani e cila ka krijuar një reputacion të shkëlqyer në treg për trajtimin e punonjësve dhe strategjitë e saj inovative për rekrutimin dhe ruajtjen e talenteve.

Çfarë prespektive mund të jap një vizitë e tillë në një kompani reale?

Kur bëhet fjalë për të mësuar Human Resources, asgjë nuk mund të zëvendësojë përvojën praktike. Një vizitë e tillë jep një perspektivë të re dhe të frytshme për studentët tanë të Akademisë. Ata ndjehen të nxitur të shohin si të gjitha pjesët e një organizate funksionojnë së bashku për të krijuar një ambient të suksesshëm të punës.

Ata mësojnë se si menaxhimi i burimeve njerëzore nuk është vetëm për të zbatuar rregulla dhe procedura, por gjithashtu për të krijuar një mjedis të këndshëm dhe inkurajues për punonjësit.

Dëshiron të fillosh edhe ti një karrierë të suksesshme?

Regjistrimet për grupin e ardhshëm janë hapur dhe vetëm edhe 5 vende të lira kanë mbetur!

Nxito dhe apliko online duke shtypur butonin më poshtë ose telefono në 049 334 437.

Përmbledhje nga workshop-i “Secrets Of Freelance”

Përmbledhje nga workshop-i “Secrets Of Freelance”

Duke e parë përhapjen e madhe të mënyrës së punës Freelance, si dhe interesimin e shumë të rinjëve dhe të rejave që të punojnë si Freelancers, ne si Akademi synojnë që të ndihmojmë studentët tanë edhe në këtë pjesë.

Duke qenë se ne ofrojmë trajnime për profesionet më të kërkuara për momentin në treg, si Data Science, Front-end, Digital Marketing, Software Testing dhe Human Resources, kemi vendosur që studentët të cilët dëshirojnë të kyçen si Freelancer të marrin pjesë gjithashtu edhe në kursin për Freelancing, që ne e kemi futur si pjesë shtesë të programeve tona trajnuese.

Kështu dje nga ora 18, për fillim ne patëm workshop-in “Secrets of Freelance” me Finesa Shala nga agjencia Arra.click.

Studentët tanë patën mundësi që të mësojnë nga Finesa shumëçka rreth Freelancing, si:

  • Çfarë është Freelancing?
  • Përparësitë dhe sfidat në Freelancing
  • Si të fillosh rrugëtimin në Freelancing?
  • Krijimin e një profili në Upwork
  • Gjetja dhe marrja e projekteve
  • Pagesat

Për të gjithë ata të cilët nuk e kanë ditur më parë, Finesa ka qenë studente në Akademinë tonë të Digital Marketing në vitin 2021 dhe që atëherë ka punuar si Freelancer në Upwork dhe sot ka themeluar agjensinë e saj Arra.click.

Në saje të workshop-it, ne me agjensinë e Finesës nënshkruajtëm edhe marrëveshje bashkëpunimi, ku pas Akademisë studentët tanë do të kenë mundësi të fillojnë të punojnë si Freelancers së bashku me Arra.click, menjëherë pasi të përfundojnë ligjeratat.

Kjo është një super-mundësi për studentët tanë, pasi që kështu ata do kenë mundësi të praktikojnë gjërat që kanë mësuar, të punojnë projekte të vërteta, të marrin klientë nga mbarë bota dhe madje edhe të paguhen për to.

Ne jemi shumë krenarë që të bashkëpunojmë me profesionistë të tregut dhe të sjellim për studentët tanë mësim të nivelit botëror.

Të ndihmojmë rreth 500 studentë të fillojnë karrierat e tyre, të marrin aftësitë teknike dhe ato të buta dhe t’i orientojmë që të punësohen është gjëja që më së shumti na bën të lumtur.

Dëshiron që të të ndihmojmë edhe ty të fillosh një karrierë që ja vlen?

Regjistrimet për grupet e reja për vitin 2024 janë hapur dhe për nder të licensimit nga Departamenti Amerikan i Edukimit ne po dhurojmë zbritje me nga 500 EURO për të gjithë ata që regjistrohen përgjatë muajit nëntor.

Kjo zbritje është e limituar për vetëm 100 personat e parë që aplikojnë për cilëndo nga Akademitë tona, ku 53 prej tyre vetëm i kanë marrë ato.

Kliko më poshtë Akademinë për të cilën je i/e interesuar dhe merr zbritjen tënde.

Software Testing

Data Science

Front-end Development 

Digital Marketing

Human Resources

Koha perfekte për të filluar është TANI!

Nëse akoma nuk je i/e sigurtë se cilin program të zgjedhësh cakto një konsulencë karriere me ne dhe zbulo se cila karrierë është e duhura për ty.

Dy grupet e reja filluan me Personal Branding Workshop

Dy grupet e reja filluan me Personal Branding Workshop

Më 2 maj, në klasat tona të ngrohta mirëpritëm studentët e rinjë të Akademive Digital Marketing dhe Human Resources.

Shumë të rinjë dhe të reja, na besuan neve trajnimin e tyre në karrierat si Digital Marketer dhe HR, karriera të cilat po kërkohen shumë, si në tregun Kosovar, ashtu edhe në tregun ndërkombëtar.

Ata u pritën nga njëri nga themeluesit e Creative Hub dhe menaxheri, Bojan Koskarov, i cili me shumë kënaqësi mori përsipër të udhëheqë punëtorinë e Personal Branding për këto dy grupe.

Punëtoria apo Workshop-i i Personal Branding është pjesa, me të cilën fillojnë të gjitha grupet e të gjitha Akademive në Creative Hub.

Si pjesë e Akademisë, përveç aftësive të forta, ne u mësojmë studentëve edhe aftësitë e buta.

Në pjesën e aftësive të buta apo “Soft Skills” ne ofrojmë:

  • Personal Branding Workshop (i fokusuar më shumë në rrjetin LinkedIn dhe në aftësitë e vetë prezantimit)
  • Programit të punësimit Hire-Me (i fokusuar në ndërtimin e CV-së, Letrës Motivuese, zbulimin e strategjive më të mira për të arritur te kompanitë etj.)

Gjatë këtij workshop-i, studentët mësuan për rëndësinë e LinkedIn si platformë për të promovuar aftësitë dhe eksperiencën profesionale, dhe se si funksionon algoritmi i kësaj platforme kur rekrutuesit kërkojnë që të punësojnë persona.

picture from personal branding workshop

Ata gjithashtu mësuan se si të optimizojnë profilin e tyre dhe se si të bëhen influencerë të industrisë së tyre.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të hedhur hapat e parë drejt një karriere të re.

Tani, çdo projekt apo aktivitet që studentët do bëjnë përgjatë Akademisë, do kenë mundësi t’i promovojnë ato në profilet e tyre profesionale, duke përfshirë edhe kur ata të përzgjedhen “Studentë të Muajit”, realizojnë projekte, shkruajnë artikuj relevant për industrinë etj. Në fund të fundit, këto janë pikërisht ajo çka rekrutuesit kërkojnë.

picture from personal branding workshop

Grupet e reja të Akademive Digital Marketing dhe Human Resources filluan, por ti akoma ke kohë për t’i kapur ato përpara se të fillojnë me ligjeratat e tyre të rregullta.

Rezervo takim me koordinatoren tonë të Akademive, Dardanian ose telefono atë në +383 49 334 437 dhe bisedo se si mund t’iu bashkohesh grupeve të fundit.

Nxito. Koha është e limituar!

3 gjërat që mësuam për Freelancing në eventin me Finesa Shala

3 gjërat që mësuam për Freelancing në eventin me Finesa Shala

Këtë javë, akademia e Digital Marketing në Creative Hub organizoi një webinar falas rreth Freelancing, ku e ftuar speciale ishte Finesa Shala – Top Rated Plus Freelancer në Upwork dhe Alumni i akademisë sonë së Digital Marketing.

Pasi që Digital Marketing është një fushë, e cila ofron mundësi të shkëlqyera Freelance dhe që ka kërkesa shumë të mëdhaja të Freelance Digital Marketers, ne organizuam këtë event me Finesën në mënyrë që të gjithë të mësojnë më shumë rreth kësaj.

Finesa me eksperiencën që ka pasur më përpara, por edhe me aftësitë që ka marrë gjatë akademisë ka arritur të bëhet një Freelancer aktive dhe profesioniste.

Nga ajo si fillim ne mësuam se çka është puna Freelance

Puna Freelance nga vetë fjala është punë e pavarur, ku punonjësi është dhe vetë punëdhënës. Ai realizon shërbime të bazuara në kontratë ose projekte.

Një Freelancer është vetëmenaxhues, dhe punon nga shtëpia apo kudo tjetër, në cilado orë që ai dëshiron.

Më pas Finesa filloi të na tregojë për avantazhet dhe disavantazhet që kjo formë e punës ka.

Ja disa avantazhe që puna Freelance ofron:

  • Të hyra të larta
  • Autonominë/lirinë për të bërë punën ashtu siç do ti
  • Mundësi të punëosh punë diverse
  • Balanc punë-jetë
  • Mundësi pune me klientë global
  • Kontroll mbi projekte
  • Mundësinë për të ndërtuar brendin tënd personal
  • Mundësi për rritje dhe mësim

Por, ashtu si çdo metodë tjetër e punës, edhe Freelancing ka disavantazhet e saja.

Ja disa prej tyre:

  • Të ardhura jo të rregullta
  • Mungesë e benefiteve (si sigurim shëndetësor, pushimet me pagesë, etj)
  • Taksat si vetëpunonjës
  • Mungesë të sigurisë në punë
  • Izolimi dhe mungesë e zhvillimit profesional

Pas kësaj Finesa vazhdoi në platformën Upwork, dhe filloi të na flasë se si duket faqja e parë, një profil në Upwork, si punon algoritmi i kësaj platforme dhe na dha tips & tricks të cilat ne mund ti përdorim kur të hapim profilet tona në Upwork.

Nëse nuk ke mundur të jesh pjesë e eventit, mund ta shikosh atë këtu.

Finesa është vetëm një nga shumë studentë tanë të cilët sot janë Digital Marketerë të suksesshëm dhe po shkëlqejnë në profesionet e tyre.

Digital Marketing mund të jetë një karrierë shumë e mirë që mund të bëhet Remote dhe Freelance.

Nëse këto janë mënyrat që ti do doje që të bëje punën tënde, Digital Marketing mund të të ndihmojë.

Trajnohu nëpërmjet ligjeratave me ekspertë, eventeve, projekteve dhe workshopeve me ligjerues mysafirë nga kompanitë më të njohura lokale dhe ndërkombëtare.

Grupi trajnues i akademisë do fillojë këtë muaj dhe vetëm edhe pak vende të lira kanë mbetur!

3 Gjërat që mësuam nga dita e parë e kursit falas të HR

3 Gjërat që mësuam nga dita e parë e kursit falas të HR

Kursi më i fundit që Creative Hub organizoi, këtë rradhë kishte të bëjë me fushën e Human Resources dhe proceset e saja.

Rreth 100 pjesëmarrës zgjodhën që mbrëmjen e së Martës ta kalojnë duke mësuar gjëra të reja dhe për të marrur informata mbi HR si një profesion mjaftë domethënës.

Ky kurs 3-ditor ka pasur të bëjë me Introduction to Coaching, Menaxhim të performancës dhe Rekrutimin e bazuar në aftësi, të gjitha të ligjeruara nga vetë CEO ynë, Arijana Koskarova.

Si fillim Arijana filloi duke ua bërë pjesëmarrësve një pyetje. Pse ata ishin aty në një mbrëmje të këndshme të Marteje?

Blendi tha se ishte aty për të mësuar më shumë dhe ndoshta një ditë do ketë një mundësi që t’i futet botës së HR, Marigona tha se punonte në një agjension të punësimit, por dëshironte që të mësonte trendet e reja në HR, kurse Albina tha se kishte kompani të sajën dhe dëshironte që të mësonte më shumë për këtë fushë.

Pra, secili prej pjesëmarrësve kishte qëllim që të mësonte më shumë rreth HR dhe mundësive që kjo karrierë mbanë me vete.

Edhe pse në ligjeratën e parë u fol gjatë, ne sot po sjellim 3 nga shumë gjërat që mësuam atje dhe të cilat na kanë dhënë neve një tjetër prespektivë për fushën e Human Resources.

1. Çfarë do të thotë të punosh në HR?

Të punosh në HR do të thotë se ti je personi përgjegjës për të punësuar dhe trajnuar njerëzit, motivuar, stimuluar ata me shpërblime financiare, vendosur targete, matur kënaqësinë e tyre, komunikuar dhe dhënë atyre feedback, etj.

2. Cili është rrugëtimi i karrierës së një HR-i?

HR është një karrierë me shumë mundësi zhvillimi dhe avancimi. Arijana shpjegoi tërë rrugëtimin që një profesionist i kësaj fushe realizon.

  • Entry-level (HR Assistant, HR Intern)
  • Individual Contributors (Recruiters, HR Analyst, HR Generalist)
  • Manager (HR, Training, Benefits, Facilities)
  • Director (HR, Training, Facilities)
  • Vice President (HR, Talent Acquisition, Talent Management)
  • CHRO or CPO

3. Cilat procese duhet ti dish që të bëhesh një HR Assistant?

  • Onboarding
  • Performance Management
  • Retention
  • Employee Engagement
  • Employee Relations
  • Coaching
  • Organizational Structure
  • Employer Branding

Studentët e këtij kursi kanë edhe dy ligjerata të tjera nga të cilat do mësojnë më shumë për proceset e HR.

Nëse dëshiron që të ndjekësh video incizimin e ligjeratës së parë, mund ta gjeshë atë këtu.

Në fund të tij ata do mund të kuptojnë nëse ky profesion është i duhuri për ta dhe se si akademia jonë 6-mujore e Human Resources mund ti ndihmojë të fillojnë dhe të punësohen pas 6 muajve si HR.

Grupi i ardhshëm i akademisë së Human Resources do të fillojë javën që vjen dhe vetëm edhe pak vende të lira kanë mbetur!

Çka përfituan studentët në kursin falas të “Introduction to Google & Facebook Ads”?

Çka përfituan studentët në kursin falas të “Introduction to Google & Facebook Ads”?

Javën e kaluar akademia e Digital Marketing e Creative Hub, organizoi kursin falas të “Introduction to Google & Facebook Ads” për të gjithë ata të cilët po synojnë të fillojnë një karrierë të re në Digital Marketing.

Rreth 124 studentë mësuan shumë rreth këtyre dy veglave nga ligjeruesi ynë, Roland Sadiku dhe zbuluan nëse kjo karrierë është e duhura për ta.

Çfarë u mësua në kurs?

Ditën e parë të kursit, Rolandi ligjeroi rreth Google Ads.

Ai shpjegoi llojet e reklamave në Google dhe foli më në detaje për secilën prej tyre, cilat janë qëllimet e tyre dhe cilat kërkohen më shumë nga klientët.

Pasi që kjo pjesë është më shumë teknike, ai vazhdoi në platformën e Google Ads dhe filloi të tregojë të gjithë procesin se si realizohet krijimi i një kampanje, që nga objektiva, lloji i reklamës, target audienca e deri tek headline dhe ad copy që duhet përdorur.

Nëse nuk ke mundur të jesh pjesë e ligjeratës së parë, mund ta shikosh atë këtu.

Në ditën e dytë, u fol për një ndër kanalet më të përdorura për momentin nga Digital Marketerët, atë të Facebook Ads.

Rolandi foli për Facebook Ads, llojet, objektivat, platforma që përdorim për të lansuar këto reklama etj.

Rolandi, shkoi në Meta Business Suite dhe ju tregoi të gjithë procesin se si të lansohet një kampanjë në Facebook dhe placements e tjera.

Që nga përzgjedhja e objektivës e deri tek vendosja e creativës, studentët patën mundësi t’i shohin nga një Facebook Ads Specialist.

Studentët patën gjithashtu mundësi të mësojnë se si janë ligjeratat e modulit të Facebook në akademinë 6 mujore të Digital Marketing.

Nëse nuk ke mundur të jesh pjesë e ligjeratës së dytë, mund ta shikosh atë këtu.

Çfarë përfituan tjetër pjesëmarrësit?

Përveç ligjeratave me një ekspert të PPC, të gjithë pjesëmarrësit morën edhe 3 detyra shtëpie, në mënyrë që të praktikojnë ato që kanë dëgjuar në ligjeratë.

E mira e këtyre detyrave është se çdo detyrë ka pasur të vendosur një shpërblim, një kupon me nga 100 EURO ZBRITJE.

Këtë zbritje studentët do e përdorin për t’i zbritur nga çmimi i rregullt i akademisë 6 mujore të Digital Marketing.

Anila, Vlera, Hazirja dhe Erza ishin fitueset e kuponit të parë.

Vlera, Qazimi, Hazirja, Fadili, Erza, Blendi, Genti dhe Anila ishin fituesit e kuponit të dytë.

Kurse ato të cilat i kanë realizuar të 3 detyrat me sukses dhe kanë fituar të tre kuponët, pra 300 EURO ZBRITJE ishin Erza dhe Anila.

Grupi i ardhshëm i akademisë së Digital Marketing do të fillojë në Prill.

Vetëm edhe 3 vende të lira kanë mbetur, andaj apliko tani!