Të mësosh një profesion të ri është një hap i madh.
Por realiteti është ky:
shumë njerëz kanë njohuri…
pak prej tyre dinë si t’i përdorin ato për të marrë një punë.
Në tregun e sotëm, nuk mjafton vetëm të dish coding, marketing apo data.
Diferenca reale krijohet në mënyrën si e prezanton veten dhe sa i përgatitur je për situata reale pune.
Shumë studentë përfundojnë kurset dhe ende ndihen të pasigurt:
- Nuk dinë si ta ndërtojnë një CV që bie në sy
- Nuk janë të sigurt si të prezantohen në LinkedIn
- Nuk dinë si të përgjigjen në intervista
- Nuk e kuptojnë si funksionon një ekip real pune
Pikërisht për këtë arsye ekziston Career Prep Program në Creative Hub.
Ky program nuk është thjesht teori shtesë.
Është ura që të kalon nga:
➡️ “po mësoj një profesion”
në
➡️ “jam gati për të hyrë në tregun e punës”
Çfarë përfshin Career Prep Program?
🔹 CV & LinkedIn që dallohen në 30 sekonda
Punon konkretisht në krijimin e një CV-je profesionale dhe një profili LinkedIn që kap vëmendjen e rekrutuesve menjëherë.
Mëson si të strukturosh eksperiencën, projektet dhe aftësitë në mënyrë strategjike.
🔹 Personal Branding
Edhe nëse nuk ke shumë eksperiencë, mëson si të tregosh vlerën tënde.
Fokus në ndërtimin e një profili që reflekton aftësitë, projektet dhe potencialin tënd.
🔹 Interview Preparation (Mock Interviews)
Simulime reale intervistash për të fituar vetëbesim.
Mëson si të përgjigjesh në pyetje behavioral dhe teknike, dhe si të menaxhosh situatat më të shpeshta gjatë intervistave.
🔹 Si funksionojnë ekipet në industri
Njohje me mënyrën reale të punës: Agile, komunikim, bashkëpunim dhe workflow në kompani dhe agjenci.
Që të mos hysh në punë pa e ditur çfarë të pret.
🔹 Recruiter Insights
Çfarë kërkojnë realisht rekrutuesit?
Çfarë i bën kandidatët të dallohen?
Dhe cilat janë gabimet që shpesh i kushtojnë mundësinë për punë?
Në çdo industri, një gjë është e qartë:
nuk fiton gjithmonë ai që di më shumë
por ai që di ta prezantojë veten më mirë.
Career Prep Program është faza që të ndihmon të bëhesh pikërisht ai kandidat.
Nga dikush që thotë “po mësoj”…
në dikë që thotë: “jam gati për punë.”
Career Prep është pjesë e çdo akademie në Creative Hub
Mos u ndal vetëm te mësimi, përgatitu për hapin tjetër.
Regjistrohu dhe fillo rrugëtimin drejt karrierës tënde.

