Akademia e Dizajnit Grafik Ju Jep Vlera Maksimale!

Endrit Ternava është studenti ynë nga akademia e dizajnit grafik i cili mori ca kohë për t’iu përgjigjur disa prej pyetjeve tona. I motivuar nga një prej shokëve të tij për t’u bashkuar në akademinë tonë, Endriti arriti të kthehej më i fortë se kurrë pasi kaloi edhe disa kohëra të vështira në jetën e […]
05.11.2021

Endrit Ternava është studenti ynë nga akademia e dizajnit grafik i cili mori ca kohë për t’iu përgjigjur disa prej pyetjeve tona.

I motivuar nga një prej shokëve të tij për t’u bashkuar në akademinë tonë, Endriti arriti të kthehej më i fortë se kurrë pasi kaloi edhe disa kohëra të vështira në jetën e tij.

Akademia e dizajnit grafik ka ndikuar në jetën e tij pasi e ka bërë atë të jetë një Dizajner më i mirë dhe më i aftë. Ai na tregon se është shumë i lumtur me akademinë dhe se këtë edhe do t’ua rekomandoje të tjerëve.

Ja çfarë tha ai:

Cili ishte motivi juaj për t’u regjistruar në Akademinë e Dizajnit Grafik?

Motivi ka qenë një shok i imi i cili është dizajner qe 4 vite, ai më ka njoftuar  më shumë në fushën e Dizajnit Grafik dhe duke bërë skica në letër të thjesht të logove e pash vetën që kam aftësi për këtë fushë dhe vendosa që të regjistrohem dhe të mësoj më shumë rreth Dizajnit Grafik.

Si ka ndikuar Akademia në përmisimin e aftësive tuaja në Dizajn?

Akademia ka ndikuar mjaft mirë, dhe jam mjaft i kënaqur prej ligjëruesve dhe stafit të Creative Hub për punën e tyre që bëjn.

Si i keni praktikuar njohuritë e fituara të paketës Adobe në projektet ligjëruese?

Njohuritë e mia i kam praktikuar jo edhe aq shumë për arsye se kam qenë pak i zënë dhe një motiv mjaft i dobët , pasi më ka vdekur babai dhe nuk e ndjeja vetën aq të motivuar për të vazhduar të praktikoj njohurite e mia , por tani jam kthyer me motivim të fort dhe kam filluar të praktikoj njohuritë mjaft mirë.

A do t’ua rekomandoje këtë Akademi të tjerëve?

Po , do t’ua rekomandoja të gjithë shokëve të mi dhe personave të huaj  që nëse kanë dëshir të zhvillojnë aftësite e tyre në Dizajn Grafik apo në ndonjë fushë tjetër , vlersim do të ishte 10/10 , edhe pse shokut tim të ngusht ja kom rekomanduar para 1 muaj , por është e drejta e tij të vendos se nëse dëshiron të regjistrohet në Akademin e Dizajnit Grafik.

Konkluzioni

Këto ishin përgjigjet që i dha studenti jonë- Endrit Ternava.

Akademia e Dizajnit Grafik në Creative Hub i ndihmoi Endritit që t’i fitojë dhe t’i forcojë edhe më shumë aftësitë e tij në Dizajn.

A dëshiron të jesh edhe ti si Endriti, të përgatitesh si një Dizajner dhe të jesh i gatshëm për tregun e punës?

Atëherë bëhu pjesë e një akademie që i angazhon studentët drejt suksesit! –  Aplikimet bëhen këtu

Related Posts