Aftësitë dhe kontributet e Aides janë një çelës i rëndësishëm për suksesin tonë

“Aftësitë dhe kontributet e Aides janë një çelës i rëndësishëm për suksesin tonë” Sot, ne patëm një mundësi për të intervistuar Arta Koken, udhëheqsen e deprtamentit të Burimeve Njerëzore në IPKO, si edhe ligjëruesja e akademisë sonë të Burimeve Njerëzore. Gjatë intervistës, Arta na tregoi për zhvilimin dhe performancen e studentës tonë- Aida, gjatë vitit […]

“Aftësitë dhe kontributet e Aides janë një çelës i rëndësishëm për suksesin tonë”

Sot, ne patëm një mundësi për të intervistuar Arta Koken, udhëheqsen e deprtamentit të Burimeve Njerëzore në IPKO, si edhe ligjëruesja e akademisë sonë të Burimeve Njerëzore.

Gjatë intervistës, Arta na tregoi për zhvilimin dhe performancen e studentës tonë- Aida, gjatë vitit që ka qenë pjesë e kompanisë IPKO. 

Këto janë vlerësimet e bëra nga Arta:

Aida ka qenë pjesë e kompanisë suaj gati 1 vit, si e vlerësoni performancën e saj gjatë kësaj kohe?

Aida mban një qëndrim shumë pozitiv në punë dhe shumë shpejtë ka ndërtuar marrëdhënie të forta me të tjerët në punë. Ajo i ka kuptuar shumë mirë detyrat dhe përgjegjësitë e saja që i janë caktuar pozicionit të saj. Kohëve te fundit ajo është në gjendje të marrë sfida nën presionin e vëllimit të lartë të punës. Është e artikuluar dhe bindëse në paraqitjen e mendimit të saj.

Sa është zhvilluar dhe avansuar ajo që nga fillimi e deri më tani?

Aida tashmë po tregon potencial të madh në rolin e saj të ri. Aida po shfaq një aftësi për të mësuar me shpejtësi dhe ka një vendosmëri për të zgjeruar aftësitë e saj. Pasi që ajo t’i mbush 1 vjet me neve, unë do të doja që ajo të përqendrohej në vendosjen e qëllimeve personale më agresive. Gjatë periudhës tjetër të rishikimit, unë do të doja ta shihja atë të vendoste qëllime personale specifike pë do ta ndihmojnë atë të përqendrohet dhe të qëndrojë në rrugën e duhur në kontekstin e objektivave më të gjëra brenda organizatës sonë. Unë gjithashtu do të punoj me të drejtpërdrejt për të identifikuar mundësitë e të mësuarit, për të çuar më tej rritjen e karrierës së saj.

Sa kontribon ajo për kompaninë tuaj?

Aida ka shfaqur aftësi të përmirësuara të komunikimit që nga periudha e fillimit të punës. Ajo ruan transparencën në punën që po kryen me anëtarët e ekipit të saj. Aftësitë dhe kontributet e saja janë një çelës i rëndësishëm për suksesin e punës tonë në departament.

Si do ta përshkruanit Aiden, përkushtimin dhe punën e saj?

Ajo shpesh shkon përtej dhe më tej në përpjekjet e saj për të siguruar qëndrueshmëri dhe për të përfunduar punët që i tejkalon pritjet e mia. Aida kërkon në mënyrë aktive reagime prej anës time dhe i përdor ato për të përmirësuar punën e saj. Aida është e gatshëme për të ndihmuar të tjerët dhe dëshiron të përmirësohet në gjithçka që ajo bën. Qëndrimi i saj reflekton kënaqësinë e punës. Ajo ka arritur të ndërtoj një atmosferë besimi me të tjerët në ekip. Gjithmonë u kushton vëmendje detajeve dhe prodhon punë me cilësi të lartë.

Pavarësisht qëndrimit të saj miqësor, kam vërejtur se asaj po i duhet pak më shumë kohë sesa duhej për të t’u përgjigur emailave të punonjësëve. Mirëpo unë asnjëherë unë nuk kam marrë ndonjë mesazh negativ për performancën e saj nga ana e kolegeve të cilët kërkojnë asistencë prej saj. Me mesiguri puna prej shtëpisë ka ndikuar pak në menagjimin e drejt të kohës së saj, si dhe merr kohë për të kontrolluar dy herë punën e saj për të siguruar nivele të larta saktësie. Besoj se ajo nuk do ta neglizhojë këtë pjesë të performancës të saj në të ardhmen, dhe me kënaqësi do t’i siguroj udhëzime sa herë që ta ketë të nevojshme.

A mendoni që njohurit që ajo ka fituar në Akademinë e Burimeve Njerëzore kanë qenë të duhurat për kompaninë e juaj?

Po, shumë. Në departamentin tim ajo ka nje konkurencë shumë të madhe pasi që koleget e saja kanë PHD, Master dhe BA të marra nga Universtitet më të njohura botërore. Kanë qenë student/e te shkëlqyer dhe tani kanë eksperienca shumë vjecare në lëmine e burimeve njerëzore. Mirëpo pavarësisht konkurencës, me njohurit që ka marr Aida ne Creative Hub ajo po shkëlqen. Ajo kërkon një kohë minimale mbikëqyrjeje për të përmbushur detyrat e saja të punës, dhe mban një marrëdhënie të shkëlqyer pune me anëtarët e ekipit ndër-funksional. Me njohurit që ka marr Aida në akademi, ajo po arrin të punon mirë nën presion dhe mban një qëndrim pozitiv kur lindin probleme.

Përfundimi

Pas përfundimit të akademisë, qëllimi ynë kryesor është t’i bëjmë studentët një aset dhe ti zhvillojnë aftësitë dhe kontributet e tyre.

Aida eshte celesi i suksesit ne IPKO, sic thotë edhe vet ligjeruesja jone, dhe për 1 vit qe ka qene pjese ne IPKO, ka një feedback shumë të mirë.

Ju jeni vetem disa klikime larg fillimit te nje karriere te re!

Aplikimet behen ketu.

 

Related Posts